Shembja e Teatrit/ Paralajmërimi i fortë i Robert Ndrenikës: Këtu do të nisë lufta!

104

Aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika deklaroi se, për Teatrin Kombëtar sot nis lufta. Duke folur në takimin me komisionin e Medias, Ndrenika është shprehur se, me shembjen e Teatrit Kombëtar po vjedh kryeministri, po vjedh ministresh, po vjedhin të gjithë.
Fjala e aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika:
Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni.
Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.
Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them.
PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje.
Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.
Me keq ardhje, por këtu fillon lufta.
Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve.
Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e Teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra.
Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresha do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin.

Kumbaro nuk shkon në komision
Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias ka pritur artistët e Teatrit Kombëtar, emrat më të spikatur të tij në vend të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka refuzuar të vijë e të japë japë shpjegime per projektligjin e posaçem që shemb Teatrin dhe ndërton kullën.
Në takim marrin pjesë aktoret e nderuar Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.
Përfaqësuesi i tyre, i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka paraqitur një letër publike drejtuar Presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe krerëve të subjekteve politike. Përfaqësuesi deklaroi se nuk heqin dorë nga e drejta e tyre, nga kërkesa për mos-shembjen e Teatrit.
“Kryeministri Edi Rama refuzon të na takojë, por edhe ne refuzojmë të heqim dorë nga e drejta jonë. Ndaj ne kemi hartuar një letër publike të konceptuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, drejtur Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, krerëve të subjekteve politike. “…Ne gjykojmë se jemi të tradhtuar nga ministria e Kulturës. Projektligji na prezantohet në formën e një kontrate të mbyllur dhe me fitues të shpallur…” deklaroi ai.