Sekretari gjerman i Drejtësisë: Nuk ka vendim për hapjen e Negociatave me Shqipërinë

121

Gjermania ende nuk ka konkluduar në një vendim nëse do të japë votë pro apo kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë në fund të qershorit. Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Drejtësisë në Gjermani, z. Christian Lange, ka folur nga Tirana për çështjen e hapjeve të negociatave me BE-në.
Ministri gjerman i Drejtësisë deklaroi në Tiranë se ende nuk mund t’u jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale hapjen e negociatave. “Sot ende nuk mund tu jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale në këtë drejtim. Por ajo që mund tu them është se progresi në reformën e drejtësisë, përshpejtimi i reformave në procesin e drejtësisë është një nga hapat e rëndësishme që do të kenë ndikim në këtë vendimmarrje dhe siç jeni të informuar ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve. Patjetër që edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë të Shqipërisë. Sistemi i drejtësisë është i rëndësishëm edhe për ne, ka një rëndësi të madhe, kjo është arsyeja që unë kam ardhur sot.
Lange ka theksuar se Vetingu është një proces me rëndësi për sistemin e drejtësisë, ndërsa në politikë theksoi se ishte me rëndësi konsensusi, por që në Shqipëri nuk vlerësohej.
“Në Gjermani jemi më shumë të orientuar drejt konsensusit, gjë që nuk e shikoj në Shqipëri. Por konsensusi është një gjë shumë e mirë”, tha Lange.
Ai bëri të ditur se sot në mëngjes pati vizituar Shkollën e Magjistraturës, e cila “bën një punë shumë të mirë në formimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.