Protestë në Vlorë/ Pronarët e mjeteve lundruese mbeten pa leje: “Po na heqin bukën e gojës”

248

Paraditen e sotme ka pasur një protestë në qytetin e Vlorës, përpara policisë kufitare.
Pronar të mjeteve lundruese në Vlorë, ka dalë në protestë për shkak të mospaisjes me leje lundrimi. Rreth 30 pronar mjetesh lundrimi si gomone, skafe, apo motora uji sot kanë protestuar lidhur me vonesat e dhënies së lejeve të lundrimit.
Kemi një muaj që kemi dorëzuar kërkesat thonë ata, teksa kushtetuesja parashikon vetëm 5 ditë pritje.
“Vera po mbaron, thonë pronar të mjeteve, ne jetojmë dhe ushqehemi me këtë punë. Po na heqin bukën e gojës”. Ndryshimet ligjore në kohë të papërshtatshme po na kushtojnë bukën e fëmijeve thone ata.
Sipas drejtorit të policisë kufitare, janë ndryshimet ligjore dhe shtimi i dokumenteve për leje lundrimi, shkaktarët që ka sjelle këto vonesa. Ndryshimet ligjore mbajnë datën 29 maj.