Mosnjohja e diplomave, Shoqata e infermierëve reagon ashpër: Po diskriminohemi, do ngrihemi në protestë

286

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mos njohur diplomën tre vite e gjysmë të infermierëve si një master, ka reaguar dhe Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
Në një deklaratë të bërë publike për mediat kjo shoqatë u bën thirrje infermierëve në të gjithë vendin të mbledhin firmat për nënshkrimin e një peticioni, i cili do tu dorëzohet më pas institucioneve më të rëndësishme në të gjithë vendin.
REAGIMI I PLOTË:
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise shpreh indinjaten e saj me menyren e diskriminimit qe po ju behet nje kategorie te caktuar te infermiereve ne vend.
Si nje institucion qe e ka shprehur qe eshte ne krah te infermiereve ne cdo situate qe me daljen e ketij vendimi te padrejte ndaj infermiereve duke mos u njohur diplomen 3.5 vjet si nje kualifikim master por bachelor e ka bere reagimin e saj qe me dalje e ketij vendimi pasi ishte vendim pa asnje argument.
Duke pare qe pjese e ketij diskriminimi nuk eshte vetem Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë por edhe Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike Tirane ju ben thirrje te gjithe infermiereve ne vend te prekur nga ky vendim por dhe cdo infermier apo teknicien tjeter qe deshiron te mbeshtese kete kategori te prekur te mbidhen te gjithe firmat nga personat e prekur qe te behet nje peticion i cili do te dergohet ne institucionet perkatese per te gjetur nje zgjidhje dhe ne mungese te nje zgjidhje te drejte do ti drejtohemi gjykates per zgjidhje.
Mjaft jemi diskriminuar ne shume menyra dhe mjaft eshte perdorur politikisht profesioni yne.
Le te jete ky nje hap per te qene te bashkuar jo vetem per kete padrejtesi por dhe per cdo padrejtesi tjeter.
Peticioni do te dorezohet ne cdo institucion deri ne zgjidhjen perfundimtare te saj.
MASH – Ministria e Arsimit
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Avokati i Popullit
Edi Rama
Ogerta Manastirliu