FIFA vendos: Botërori 2026 do të zhvillohet në tri vende

258

Kongresi i 68-të i FIFA-s, që po mbahet sot në Moskë, ka vendosur që Botërori i vitit 2026 të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ka fituar kjo kandidaturë, pra, kundrejt asaj të Marokut. Oferta e bashkuar e tri vendeve të sipërcituara mori 134 vota, ndërsa ajo e Marokut 65 vota.
Gjithsej në kongres ishin të pranishëm 210 anëtarë me të drejtë vote, por shtatë prej tyre duhej të abstenonin: katër vendet e përfshira drejtpërdrejt (SHBA, Kanada, Meksika dhe Maroku), si dhe tri territore të qeverisura nga SHBA (Guam, Porto Riko, Samoa Amerikane dhe Ishujt e Virgjëra të SHBA). Anëtarët kanë votuar në mënyrë elektronike.
Oferta amerikane triumfoi, në thelb, për fuqinë e saj ekonomike dhe për projektimin e të ardhurave që do të rrjedhin nga Botërori me 48 vende finaliste.

Meksika shkruan historinë, do të organizojë Botërorin 2026 me Kanadanë dhe SHBA
SHBA, Kanadaja dhe Meksika kanë fituar të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2026.
Këto tre vende kanë marrë shumë vota se Maroku, që ishte vendi tjetër kandidat.
Bëhet fjalët për një vendim historik për Meksikën, vendi i parë që pret tre Kupa të Botës.
Gjithashtu, kjo do të jetë hera e parë për Kanadanë dhe hera e parë që një Botëror organizohet nga tre vende.