Denoncimi: Rama me vëlla Olsin po pastrojnë paratë e drogës tek Rruga e Arbrit

108

Ish-Kryeministri Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili deklaroi sot nga Durrësi se, “ditën e dielë do të fillojnë punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbërit”. Berisha shkruan në një postim ën FAcebook se, Rama nuk ka dhe nuk ka patur asnjëherë qëllim për ndërtimin e kësaj rruge, pasi deri më sot nuk ka vendosur asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e kësaj rruge,
Ish-kryeministri thekson se kjo është mënyra e re e Ramës për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës.
Postimi i Berishës
Rama jep lajmin se po lanë parat e drogës, të vetat Olsit dhe Gaz Ramës!
Rruga e Arbrit do ndërtohet me paratë e drogës dhe krimit!
Të dashur miq, piktori dështak mashtroi çdo vit për fillimin e punimeve në rrugën e Arbrit. Ai detyroi, me ryshfetet dhe gjobat që i kërkonte, të largohej kompania Kineze, gjigandi i dytë më i madh i Kinës në ndërtim, e cila kishte marrë përsipër të përfundonte brenda vitit 2016 të 27 km e Rrugës së Arbrit që janë për tu ndërtuar.
Sot ai, pas 5 vitesh në pushtet, ka gjetur mekanizmin e vjedhjes dhe jo të ndërtimit të rrugës së Arbrit. Ai ka shndërruar ndërtimin e rrugës së dytë të kombit në një sipërmarrje për larjen e parave të veta të drogës dhe krimit dhe për të mos e ndërtuar ndonjëherë atë. Deklarata e tij sot në Durrës është mashtrimi i tij i radhës pasi ai nuk ka vendosur asnjë qindarkë në buxhetin apo kredit bankare për ndërtimin e saj por vetëm investimin kriminal të parave të drogës dhe krimit të vetat, Olsit dhe krushkut Gaz Rama, të cilat së shpejti do goditen nga drejtësia ndërkombetare! sb