Demaliaj denoncon Fidel Yllin: Kriminel, më ka vënë pistoletën në kokë në 1995, kërcënohet për Doshin

284

Qytetari Ilir Demaliaj një aktivist i shoqërisë civile ka denoncuar publikisht si bandit deputetin e Ramës, Fidel Ylli. “Në 1995 më kanë vendosur pistoletën në kokë Tom Doshi bashkë me Fidel Yllin”, tha Demaliaj në linjë direkte nga Amerika ku ai jeton për emisionin 360 Gradë. Demaliaj mori shkas nga kjo deklaratë nga qëndrim i gazetarit Çupi, i cili u shpreh se Tom Doshi i merr votat vetë pa pasur ndihmën e partisë. Menjëherë pas deklaratave të bëra nga Demaliaj, ai tha se kanë nisur kërcënimet online duke i shkruajtur “Mos fol për Tom Doshin se do ta pësosh”.
Gazetari Robert Rakipllari i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se ndodh që ministrat vihen në vështirësi për të mbrojtur kryeministrin, por muajt e fundit ndodh e kundërta.
“ Ne kemi parë Ministra që punojnë për kryeministrin dhe e vihen në vështirësi për kryeministrin, por nuk kemi parë një kryeministër që vihet në vështirësi dhe mbron ministrat e tij. Çështja është që qeveria është në një lloj vështirësie pasi kauzat e opozitës në këto 9 muaj, është ndër kauzat e pakta morale që ka ngritur dhe e kanë vënë në vështirësi qeverinë. Nëse themi se sondazhet janë kështu apo ashtu është spekulim. Unë di që të vetmet sondazhe të sakta janë ato të zt.Noto këtu në Ora Neës”, tha Rakipllari.