Budalla i Surrelit

209

Nga Bledi KASMI

Sa herë të shikoni këtë përsonazh duhet të kujtoni historinë e “budallës së Surrelit”.
Kur i pyet banoret e Priskës, një fshat në Tiranë kufi me Surrelin, për komshiun e ri në Surrel, ata të pergjigjen shkurt; “ka ra në vend të vet”.
I pyes, pse ka ra në vend të vet? Atëherë ata të shpjegojnë lidhjen… Ka mbetur prej kohesh kjo historia e “budalles së Surrelit” qe kur një herë banorët e këtij fshati mundoheshin me jave e me muaj që të mbillnin kripën në tokë që të jepte fryte dhe mazallah nuk mbinte kripa….
Që atëherë banorët e Priskës i therrasin ata të Surrelit me ironinë e së shkuares “budalla i Surrelit”. Prandaj edhe sot të thonë se, “kryeministri ka ra në vend të vet” si “budallë Surreli”.
Prandaj mos u çudisni shumë me budallën tonë dhe fotot e tij.