Bishti i qenit, bisht qeni mbetet…

153

Një reagim masiv dhe i revoltuar në rrjet për atë që është Drejtori i Ramës në Teatër, por që për opinionin tani thirret si “bishti i qenit” duke huazuar një shprehje të aktorit të madh Mirush Kabashi nga filmi “Dora e ngrohtë”.
Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar vazhdon Aktorët e këtij institucioni janë mbledhur sot në ambjentet e jashtme të Teatrit për të kundërshtuar vendimin për prishjen.
Ndër ta ishte edhe “Nderi i Kombit”, Robert Ndrenika, i cili u shpreh se në këtë projekt vjen era hajdutllëk.
“Këta duan të marrin tokën, po duhet të flasin, kryetari i Kuvendit, a shoqëria civile, të flasin. Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët nuk janë dakort me këtë. Të na lënë kështu siç jemi se shkojmë dhe 70 vite të tjera. Prandaj kaq dua të them. Këtu vjen era hajdutllëk, kusari,” – tha Ndrenika.
Nga ana tjetër, Arben Derhemi ka kundërshtuar projektin dhe është shprehur kundër kryetarit “të rinovuar” të Teatrit, Hervin Çuli.
“Drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet, dhe do lëpijë dhe 4 vjet të tjera se u rizgjodh por na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të na hapë derën ne sindikatës së aktorëve. Ai nuk mund t’i mbyllë dyert e teatrit kombëtar, për aktorët dhe qytetarët. A e kuptoni që në vend të vijë këtu e të na mbrojë, ai mbyll dyert, por ai vazhdon lëpin”, u shpreh Derhemi.
Artisti i mirënjohur, Mirush Kabashi është një ndër artistët më aktivë në protestat kundër shëmbjes së godinës së Teatrit Kombëtar, të cilat vijojnë që prej muajit shkurt të këtij viti. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Kabashi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth projektligjit të qeverisë për shembjen e Teatrit, dhe hapat që do të ndërmarrë komuniteti i artistëve nisur nga kjo situatë.
Shumë nga artistët e Teatrit i kanë dhënë një ultimatum Qeverisë deri të premten për t’u tërhequr nga projektligji, përndryshe do të ngujohen brenda ambjenteve të Teatrit Kombëtar në një protestë pa afat.
Duke komentuar këtë situatë, Mirush Kabashi tha se kryeministri Rama ka krijuar një lloj armiqësie ndaj artistëve.
“Përpara disa muajsh kam pasur një telefonatë nga Tin Basha, i cili më tha se do grumbulloheni të gjithë për Teatrin. Unë kam folur, por nuk kam marrë iniciativë të bëj protagonistin, duhet ta bëjnë të rinjtë tani”, u shpreh aktori Mirush Kabashi. Pas kësaj deklarate ka reaguar drejtori i Ramës në Teatër.