Basha: Rama t’i bindet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet!

140

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të posaçme para mediave lidhur me hapjen e negociatave dhe mesazheve nga perëndimi që po vijnë. Basha deklaroi se hapja e negociatave lidhet me të vërtetën dhe jo me fasadat e kryeministrit. Ai theksoi se tre personat që po e bllokojnë integrimin:
“Urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Tahirit, tha Basha. Rama duhet t’i bindet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet!”
“Mesazhet që vijnë nga Europa, tha Basha, po bëhen përditë e më të qartë. Hapja e negociatave nuk është një proces reklamash e lobimesh. Strategjia e tanishme e Ramës përmes një fasade se “gjërat shkojnë mirë” nuk ecën. Por qeveria është lakuriq para botës. Mesazhet e djeshme të zv.kryetarit të CDU/CSU në Bundestag se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave janë pasqyra e vërtetë se gënjeshtrat nuk ecin.
E vetmja gjë që na shpëton është e vërteta. Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin të lidhurit me krimin dhe drogën; se Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëhqjen; nëse duam Evropën duhet të heqim dorë nga manipulimi i votës. Xhafaj e Tahiri janë pengesa kryesore e integrimit europian. Ndaj urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënie fund e mbrojtjes politike që Rama po i bën Tahirit. Rama duhet t’i bindet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet”!