Vdekjet në Shqipëri u shtuan, ku i çoi Rama milionat e check up?

363

Vdekjet në Shqipëri janë shtuar së tepërmi gjatë këtyre viteve të fundit ndërsa u milionat e check up kanë shkruar në drejtim të paditur. Denoncimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
“Ja kam kërkuar këtij Adhamutit që është kryeminister të na thotë se cili tregues i sëmundjeve kryesore që shkaktojnë vdekshmeri të lartë u përmirësua. Dhe ky si Adhamut që është, por edhe me keq se ai që Çajupi i madh përshkruan të komedia “Pas vdekjes” përgjigjet me propagandë idiote koreanoveriore”, shkruan Vasili në një shënim në rrjetet sociale duke shtua se “vdekjet shtohen, po milionat për check up për çfarë sherbyen???
Postimi i Vasilit në Facebook
Vdekjet shtohen, po milionat per check up per çfare sherbyen???
Qe check up ishte nje aventure ku shpenzimet ishin dhe jane te frikshme dhe perfitimet hiçgje ky eshte fakt.
Ja kam kerkuar jetij Adhamutit qe eshte kryeminister te na thote se cili tregues i semundjeve kryesore qe shkaktojne vdekshmeri te larte u permirsua. Dhe ky si Adhamut qe eshte, por edhe me keq se ai qe Çajupi i madh pershkruan te komedia “Pas vdekjes” pergjigjet me propagande idiote koreanoveriore.
Vleresimi i ecurise se treguesve eshte nje detyrim per te treguar dobine e kryerjes se check up, eshte detyrim per te justifikuar miliona euro te shpenzuara por edhe nje detyrim shkencor ndonese me kete te fundit ky shkollepaku agjitator ky s’ka lidhje fare.
Instat publikon qe vdekjet jane shtuar pra ndikimi i check up eshte zero.
Shifrat i keni me poshte dhe keto s’kane nevoje per propaganda.
“Në 2017, 11.926 vetë kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë dhe po me hapa kaq të frikshëm, është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të tumoreve të ndryshme, me 2.1%”.