Rama po ndjek Kodin e Mafias

356

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka deklaruar sot se, Kryeministri Edi Rama do të pendohet për deklaratat që ai bëri në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij të dënuar.
Nga protesta e opozitës përpara ministrisë së Brendshme, Paloka tha se, Rama po vepron njësoj me Xhfajan si për Tahirin, që realisht sot është në arrest, pasi po ndiqet Kodi i Mafias.
“Rama deklaron i dënuari se shkon vetë në burg, kur ai duhej të ishte arrestuar”, tha Paloka, duke ironizuar fjalimin e Kryeministrit në Grupin parlamentar të PS.
“Kryeministri thotë e kam verifikuar audion… Po kështu tha për Saimir Tahirin, po ai është sot në arrest. Kodi i Mafias nuk është dhënie dore e bese, po të detyron të bësh një krim e të mban peng”, tha Paloka.
Mijëra qytetarë të Tiranës protestojnë përpara ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj vëllai i të cilit është dënuar në Itali për trafik droge dhe dënuar atje me 7 vite dhe 2 muaj burg.
Protestuesit janë përplasur me Policinë, teksa kanë tentuar që të vendosin pako ‘kokaine’ në mënyrë simbolike.