Fatos Klosi i implikuar në vrasje, dosja si agjent i shërbimeve të huaja

3338

Zheji: Sot kishte dhënë intervistë ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi, dhe thotë se Izeti ka të vërtetën e tij dhe ndoshta vjen dhe për të ndriçuar atë që ndodhi në ’98.
Berisha: Fatos Klosi në historinë e këtij vendi përbën një nga kriminelët, një nga vrasësit, pasi është implikuar në vrasje është e njohur.Nëse ke dyshim të sugjeroj të lexosh një shkrim të Kris Hids, ku bën portretin e plotë të Fatos Klosit.Ndërsa unë kam denoncuar me fakte dhe dokumenta, makinën plot drogë në oborrin e zyrës së Fatos Klosit kur ishte shef i Shërbimit. Ishte kokainë.U njoftua Antidroga e Ministrisë së Brendshme se po vinte në Rinas, doli ç’të shihte. Drogën e mori oficeri i SHIK në makinën e SHIK. Iu vunë mbrapa dhe droga bashkë me makinën shkoi në zyrën e Fatos Klosit.
Zheji: Ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me Shërbimet aleate për çështjen e Kosovës.
Berisha: Shërbimet Inteligjente kanë bërë vlerësimin e tij në analizën e Kris Hids për Fartos Klosin që nuk e gjen kurrë për njeri tjetër dhe në gazeta të njohura në botë. Aty thuhet: Njeri i trafiqeve, njeri i lidhur me bandat, njeri i të gjithë të zezave. Për Sali Berishën ka qenë i ndjekur, agjent i shërbimeve të huaja me dokumenta. Emërimi i tij është bërë në thyerje flagrante me Kushtetutën.
Zheji: Mund t’u hedhë në gjyq.
Berisha: Ja kam thënë 100 herë këto gjëra. Dëshmia e Sali Berishës ka qenë thelbësore në ato çështje ku kishte një prokurorë ndërkombërtar, ai gjyq është bërë nga prokurorë ndërkombëtarë të sjellë nga OSBE, po flas për gjyqin e Azem Hajdarit. I vëllai i mikut të Edi Ramës ka pranuar, ka bërë 15 vite burg dhe ka dalë nga burgu. Ka dhe një libër ku i pranon të gjithë. Përpjekja e Edi Ramës me lujt me krimin dëshmon mjerimin e tij më ekstrem.Kjo është.
Zheji: Pse vetëm ju dhe asnjë nga opozita keni guxim kaq të madh?
Berisha: Ka pasur denoncime, krerët e opozitës i kanë përmendur. Por derisa ata kanë mbështje pushteti unë qëndroj fuqishëm kundër tyre dhe pushtetit.Nëse nuk do të kishin mbështetje pushteti do të merrej drejtësia me ta dhe nuk do të ishte punë e politikanëve.
Zheji: Po ju keni një mbrojtje të fortë.
Berisha: Absolutisht asnjë mbrojtje dhe të jesh i bindur se nuk më impresionon gjë mbi tokë. Nuk i them kurrë kujt diçka që nuk e ka kryer por po ta ketë kryer nuk impresionohem nga njeri, asnjëherë.