Skandal/ Pedofili që përdhunoi fëmijën 6 vjeçar nuk arrestohet sepse është i afërt i kryebashkiakut Artur Bushi

4072

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Shkozë e Madhe në njësinë administrative të Thumanës në Fushë-Krujë. Një fëmijë 6 vjeçar është përdhunuar, por autori pas ndalimit nga policia është liruar sërish sepse ka ndërhyrë kryetari i Bashksië së Krujës, Artur Bushi. Sipas denoncuesit, përdhunuesi është lënë i lirë nga policia për shkak të lidhjeve familjare që ka me kryebashkiakun Bushi.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha.
Postimimi i Berishës në Facebook
Narkopolicia fsheh krimin e shëmtuar të pedofilit që përdhunon 6 vjeçarin!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirembrema z Berisha. Mbreme me dt 28 prill ne fshatin shkoz e madhe njesia administrative thumane bashkia kruje eshte perdhunuar nje femije i moshes 6 vjec dhe i dyshuari eshte ndaluar nga policia, por perdhunuesi eshte i familjes Toci me origjine nga Burreli lidhje gjaku me familjen Gjeke Bushi ose babain e kryetarit te bashkise Kruje z Artur Bushi. Ky zoteria kryetar i bashkise Kruje z Artur Bushi po ben te pamunduren qe ky lajm te mbyllet e kjo ceshtje te mbyllet si nje veprim e jo si nje perdhunim i te miturit per hakmarrje.
Ne publik ose ne biseda private ne lokale bashkia kruje etikohet si bashki moldave. Se nga kryetari z Artur si nga presidenti i firmes Bami qe nderton e vjedh miliona euro ne tenderin e qytetit. si nga drejtori i ujerave e kanalizimeve kullimeve e emergjences z Besnik i katapultuar nga Bulqiza ne Bashkine Kruje jane tutore prostitutash. Edhe bashkia po ngjan si pasarele mode. Ju lutemi denoncojeni kete akt te shemtuar e krim makaber kundrejt femijeve e femrave qe shfrytezohen seksualikisht per vendin e punes”.