Shkodra nesër në protestë kundër qeverisë për rritjen e taksave

502

Tregtaret e biznesit të vogël në Shkodër do të ulin qepenat në orën 10:00 nesër në formëproteste ndaj qeverisë për vendosjen e TVSH-së. Partia Demokratike do të jenë përkrah tyre sëbashku me aleatët e tjerë opozitarë. Për organizimin e saj, kryesia e kësaj force politike në Shkoder zhvilloi një mbledhje me praninë edhe të deputeteve të qarkut si dhe kryetarët e grupseksioneve, ndërsa ra sërish në sy mungesa e kryebashkiakes Voltana Ademi.
Në fjalën e tij kryetari i selisë blu, Ramiz Çobaj theksoj se askush nuk mund të ndal protestën, duke ju referuar edhe proçedimit penal që prokuroria ka marrë ndaj tij dhe një pjese të deputeteve.
“Do mbështesim këtë protestë por nuk do të mjaftohemi me kaq. Do të fillojmë stinën e protestave deri sa t’ia bëjmë jetën e pamundur kësaj qeverie. Ndale opozitarizmin në kafe dhe rrjete sociale, hajde në rrugë me ne dhe protesto”, u shpreh Çobaj.
Protesta do të jetë jo vetëm për biznesin e vogël, por edhe kundër varfërisë, përmbytjeve, solidarizim me banorët e Kukësit etj.
Ndryshe nga protesta e parë e biznesit të vogël, këtë rradhë është vendosur që deputetët e qarkut të Shkodrës të mbështetur dhe nga drejtues të lartë të PD të protestojë në disa zona të ndryshme, jo vetëm në tregun e Zdrales por edhe në zona të tjera ku operon biznesi i vogël si formë reagimi për të kundërshtuar atë sjellje që qeveria ka me rritjet e taksave ndaj biznesit.