Mbi gjysma e trupit tonë nuk është njerëzor

310

Mbi gjysma e trupit të njeriut është i huaj. Qelizat e trupit të njeriut zënë vetëm 43% të numrit në total të qelizave. Pjesa tjetër janë kolonizatorë mikroskopikë. Zbërthimi i gjysmës tonë të panjohur – mikroorganizmit – po ndryshon rrënjësisht njohuritë mbi sëmundjet, duke filluar nga alergjitë deri tek sëmundja e Parkinsonit. Kjo fushë ka ngritur madje disa pyetje se çfarë do të thotë të jesh “njerëzor”. Nuk ka rëndësi sa mirë laheni, thuajse çdo cep i trupit është i mbuluar me krijesa mikroskopike.
“Ato janë thelbësore për shëndetin”, thotë prof. Ruth Ley, drejtuesja e departamentit të shkencës së mikrobiomës tek Instituti Max Planck.Këtu përfshihen baktere, viruse, kërpudha dhe mikrobe (organizma që janë klasifikuar gabimisht si baktere. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në zorrë. “Jemi më shumë mikrob sesa njerëzor. Nëse numërojmë të gjitha qelizat që kemi, ato nuk përbëjnë më shumë se 43% të masës së trupit tonë”, thotë profesori Rob Knight i Universitetit të Kalifornisë për BBC. Studiuesit thonë se këto shifra janë vetëm sa i takon masës së qelizave, ndërsa kur bëhet fjalë për “thelbin”, pra për genet, ato janë plotësisht njerëzore.