Kriminale, si Prokuroria falsifikoi rrëmbimin e kuksianëve

238

Një vendim kriminal i Prokurorisë me arrestimet e kuksianëve duke falsifikuar provat e arrestimit.Partia Demokratike denoncoi falsifikimin, sipas saj nga Prokuroria, të orës së arrestimit të qytetarëve kuksianë që protestuan kundër tarifës së Rrufgës së Kombit.
Pas mbledhjes së grupit, Edi Paloka, tha se Rama nuk do të gjejë qetësi derisa të lirohet i fundit nga 11 kuksianët që janë të paraburgim.
Ai tha se edhe aksioni i opozitës brenda dhe jashtë parlamentit do të jetë i lidhur me drejtësinë për kuksianët.
Paloka: Sot kemi prova që tregojnë qartazi se kuksianët janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshtim të ligjit, në mes të natës në mënyrën më shtazore. Pas këtij akti, prokuroria e cila gjithashtu është në duart e Edi Ramës guxoi dhe fallsifikoi orën kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen.
Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa qytetari i fundit i Kukësit të mbahet në mënyrë të padrejtë në burg. E ka pranuar me gojën e tij që fajtori ishte vetë ai, ndërkohë qytetarët e Kukësit janë në burg.
Të jetë i bindur Rama se ne si opozitë në çdo moment do të vazhdojmë të jemi në krah të qytetarëve kuksianë, atyre që protestuan për të drejtën e tyre dhe sidomos të këtyre që sot mbahet padrejtësisht në burg.
Derisa i fundit i tyre të lirohet nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën. Dhe qëndrimet tona jo vetëm në parlament, do të jenë të lidhura me drejtësinë ndaj qytetarëve të Kukësit.