Ja si policët e Veliajt dhunojnë një grua të moshuar dhe i grabisin qesen me presh (Video)

468

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social denoncimin mbi sjelljen e policisë bashkiake të Erjon Veliajt me qytetarët. Në videon e postuar shfaqen punonjës të policisë bashkiake që i grabisin produktet disa shitësve ambulantë.
“Shikoni si plaçkisin qytetarët e mjerë gangsterët me uniformë të Lal Plehut!”, shkruan Berisha në rrjet.
Po sot ish-kryeministri Berisha ka bërë publike denoncimin e dhunës së ushtruar nga policia ndaj një qytetari, vetëm se po shiste cigare në kryeqytet. Berisha ka publikuar në Facebook edhe fotot e kësaj dhunë të shtetit ndaj qytetarit.
Një ditë më parë Berisha bëri publike edhe videon e dhunës së ushtruar nga policia e shtetit ndaj ketij qytetari.

Shikoni si plaçkisin qytetaret e mjere gangsteret me uniforme te Lal Plehut! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 19. April 2018