Avokatja e Popullit: Të drejtat e njeriut nuk janë në modë për qeverinë

297

Avokatja e Popullit u tregua mjaft kritike ndaj qeverisë, pasi sipas saj të drejtat e njeriut nuk janë në modë për ekzekutivin. Në tryezën e organizuar në Kryesinë e Kuvendit mes institucioneve shtetërorë dhe shoqërisë civile u kërkua më shumë legjislacion dhe hapësira për mbrojtje ndaj çdo individi që mbron të drejtat e njeriut.
Të luftosh kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, mund të të çojë edhe drejt një fundi fatal për jetën.
Në një tryezë ku u diskutua për mbrojtjen e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dolën shifra të frikshme, ku vetëm gjatë 2017 sipas Amnesty International, janë vrarë 312 persona.
Igli Totozani: Shumë prej tyre në botën mbarë janë vrarë, janë zhdukur pa lënë gjurmë, kërcënuar me vdekje, rrëmbyer, i janë nënshtruar dhunës ekstreme apo torturave ç’njerëzore. Vetëm në 2017, sipas Amnesty International pati 312 mbrojtës të vrarë në mbarë botën.
Edhe pse Shqipëria nuk ka asnjë fund fatal për ata që mbrojnë të drejtat e njeriut, Avokatja e Popullit u tregua mjaft kritike me qeverinë shqiptare që sipas saj nuk i parësore këto të drejta.

Erinda Ballanca: Në asnjë rast nuk e kam ndjerë të njëjtën mikpritje prej qeverisë, ndoshta sepse ata kanë në punën e tyre çështje shumë më të rëndësishme, probleme shumë më të mëdha dhe çështja e të drejtave të njeriut mund tu duket ndoshta një gjë jo dhe aq në modë.
Edhe përfaqësuesit e OKB, BE dhe të Këshillit të Europës kërkuan më shumë politika nga qeveria për të garantuar personat që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut.
Brian Ëilliams: Duhet më shumë dialog mes shoqërisë civile, qeverisë, paralamentit dhe institucioneve të pavarura, në evidentimin e legjislacionit për mbrojtjen e çdo njeriu që mbron të drejtat e njeriut.
Viti 2018 shënon 20 vjetorin e njohjes të së drejtës për çdo individ për të mbrojtur të drejtat e njeriut.