Tarifa deri në 45 euro për “Rrugën e Kombit”

1228

Kompania fituese e koncesionit të rrugës së “Kombit” ka instaluar sistemin e pagesave dhe ka nisur të dielën fazën e testimit. Të gjithë ata që kanë udhëtuar drejt Kosovës janë ndeshur me stacionin e pagesës që regjistron një vlerë 650 lekë për veturat 4+1.
Pagesa normale pritet që të fillojë në prill.
Në marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës së koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:
Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës dhe koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.
Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30-vjeçare të koncesionit.
Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës së kontratës së koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të automjeteve.
Ajo çka bën koncesionari tani është që në përfundim të procesit të instalimit të pikave të pagesës fillon testimin e sistemit.

Tarifat
Klasa 1 motor – 2.5 euro
Klasa 2 veturë – 5 euro
Klasa 3 autobus & kamionçinë – 11.2 euro
Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro
Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro