Studimi, sëmundja e kockave shkakton depresion

194

Shkencëtarët thonë se sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në zhvillimin e sëmundjeve fizike. Sipas tyre, dobësimi i kockave ose osteoporoza, është pasojë e depresionit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se depresioni në moshë të re ndikon në dobësimin e kockave kur njeriu arrin moshën mbi 40 vjeç. Doktor Philip Gold thotë se, gratë para periudhës së menopauzës që kanë kaluar depresion kanë 30 për qind gjasa të preken nga dobësimi i kockave. Mjekët rekomandojnë që gratë, të cilat kanë kaluar periudha depresioni duhet të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave. Kjo për arsye se tani ekzistojnë ilaçe jo vetëm për të ndalur procesin e dobësimit të kockave. Osteoporoza shpesh quhet sëmundje e heshtur, sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerëzit ndoshta nuk e dinë se janë prekur prej saj derisa fillojnë të ndjejnë dhembje në kurriz ose pësojnë ndonjë frakturë në kockë.

Kyçet e trupit të njeriut dhe si lidhen ato
Eshtrat e skeletit mbahen tok me ndihmën e kyçeve. Ato mundësojnë gjithashtu lëvizjen midis eshtrave. Në të gjitha kyçet takohen të paktën dy eshtra, të cilat i ndan një e çarë e ngushtë e kyçit. Ato pjesë të eshtrave që takohen janë të mbuluara nga kërce. Kërcja është e fortë dhe rrëshqitëse, kjo bën që sipërfaqet t’i qëndrojnë konsumimit dhe të rrëshqasin lehtë kundrejt njëra-tjetrës. Në të çarën e kyçit ka pak lëng, që i lehtëson akoma më tej lëvizjet. Lëngu i kyçit furnizon gjithashtu kërcen me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kyçi rrethohet nga një cipë indi lidhës, që quhet kupë e kyçit. Pjesa e brendshme e kupës së kyçit është e veshur nga cipa e kyçit. Është cipa e kyçit ajo që krijon lëngun e kyçit. Kupa mbërthehet pas eshtrave dhe mbështjell kështu të gjithë kyçin. Kupa e kyçit është e përforcuar në disa vende nga disa rripa të fuqishëm, lidhëset e kyçit apo ligamentet, të cilat janë të ndërtuara nga inde të tendosura lidhëse. Kyçe të ndryshme lejojnë lëvizje të ndryshme. Disa kanë lëvizshmëri të madhe në drejtime të shumta, ndërsa të tjerat lejojnë vetëm lëvizjen përpara dhe mbrapa, si për shembull kyçi i gjurit.

Vitamina K shmang osteoporozën
Një mënyrë për të shmangur osteoporozën është duke marrë vitaminë K. Osteoporoza shfaqet një në çdo tri gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia, si dhe përdorimi për një kohë të gjatë i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndërkombëtare e Osteoporozës, rekomandon ngrënien e luleshtrydheve gjatë sezonit të tyre të prodhimit. Këto janë produkte të pasura me vitamina K, e cila është identifikuar si një trajtues i efektshëm i osteoporozës. Kërkimet kanë treguar se vitamina K, kontribuon në eliminimin e problemeve të kockave. Përveç ilaçeve, metoda më e mirë e zëvendësimit të estrogjenit është ajo dietike, duke pirë sa më shumë produkte qumështi, si dhe karota, portokalle, të cilat përmbajnë vitaminën D. Sindi Huhl ishte 46 vjeç kur zbuloi se ajo kishte osteoporozë vetëm pasi tronditi kyçin e dorës, kur rrëshqiti e u rrëzua aksidentalisht dhe pësoi thyerje. Ajo thotë se ndjeu një dhembje sikur e kishin goditur me një send të fortë në dorë. Mjekët i thanë se kishte nevojë për operacion për kthimin e kyçit në vend. Mjekja Loraine Fizpatrik që kreu operacionin, thotë se kocka e dorës së Sindit dukej sikur ishte ajo e një gruaje 20 vjeç më të të moshuar. Instituti Kombëtar amerikan i Shëndetit përllogarit se gratë 30-40-vjeçare pësojnë një humbje të dukshme të densitetit të kockës. Dhe kur kocka me densitet të ulët krahasohet me një kockë normale, dallimi duket qartë. Ndërkohë që 80 për qind e atyre që preken nga osteoporoza janë gra dhe shpesh të moshuara, por edhe burrat mund të preken nga kjo sëmundje. Njerëz të racës së bardhë dhe aziatike janë më në rrezik prej osteoporozës, por edhe njerëz të racave të tjera mund të preken prej saj. Për trajtimin e sëmundjes ekzistojnë trajtime të ndryshme, por shumë njerëz e ndërpresin marrjen e ilaçeve pas një viti. Mjekja Felicia Kosman thotë se njerëzit harrojnë t’i marrin ilaçet. Gra të moshave 60, 70, 80 vjeç vuajnë nga sëmundje të tjera dhe marrin shumë ilaçe dhe shpesh ilaçet për osteoporozën i lënë mënjanë. Ata që ndërpresin marrjen e ilaçeve janë në rrezik më të lartë për të pësuar frakturë në kockë. 20 për qind e personave që pësojnë frakturë kockash të kyçeve të pjesës kryesore të trupit vdesin një vit pas rrëzimit të tyre; zakonisht nga ndërlikime të tilla si pneumonia ose mpiksjes së gjakut pas operacionit. Por ka një ilaç të ri, acid zoelidronik, që i jepet pacientit vetëm një herë në vit nëpërmjet venave, ndërkohë procesi zgjat 15 minuta. Mjekja Eleonor Modi pranë spitalit Brigham thotë se, ilaçi është po aq i mirë sa edhe ilaçet e tjera në treg dhe është i lehtë për t’u marrë. Sipas studimit, gratë që morën acid zoelidronik u prekën shumë herë më pak nga frakturat sesa gratë që morën placebo. Ilaçi i ri ndodhet ende në fazën eksperimentale dhe së shpejti pritet të hidhet në qarkullim.