“Më mirë një Teatër që pasqyron brekët e Violeta Manushit se sa vizat e bardha të kokainës. Rama miliona euro për lobim në SHBA”

354

“Rama ka qejf të bëjë plazh lakuriq… më mirë brekët e Violeta Manushit”, Kryemadhi shkrin deputetët e LSI, sikletos gazetarët. Monika Kryemadhi në daljen para gazetarëve ka bërë deklarata pa “doreza”. E pyetur për projektin e Teatrit Kombëtar prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama, Kryemadhi tha se kjo është çështje shijesh duke kujtuar edhe fotot nudo të kryeministrit. “Kjo është çështje shijesh. Kryeministrit i pëlqen të bëjë edhe plazh nudo pë rshembull. Unë s’kam parë ndonjë nga LSI të bëjë plazh lakuriq” (Vasili e Gjosha qeshin, gazetarët ulin kokën). “Më mirë një Teatër Kombëtar që pasyqrojnë brekët e Violeta Manushit se sa vizat e bardha të kokainës”, sulmoi më tej Ramën Kryemadhi ndërsa u tha gazetarëve në fund, që mos shqetësoheshin për mungesën e saj pasi kjo është edhe një lloj strategjie. “Edhe mos u shqetësoni për mungesën time se kjo është një lloj strategjie që ka ndjekur LSI për t’i dhënë hapësira të rinjve e figurave të tjera në parti”, tha kryetarja e LSI. Kryemadhi ka pasur edhe një përgjigje për akuzat e Ramës për lobimin e PD në SHBA me të ashtuquajturat, para ruse. “Në fakt Rama është veshur si gruaja e Bilalit për të bërë foton me Obamën dhe po të investigohet janë miliona euro që Rama ka lobuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Kryemadhi.