Ligji i shkatërron monumentet e kulturës

419

Një ligj që shkatërron monumentet e kulturës dhe restaurime që po bëhen nga njerëz jo kompetentë. Në seancën e parë dëgjimore që u bë në Komisionin e Medias, grupet e interesit kanë dhënë argumentet kundër ligjit të ri për trashëgiminë kulturore. Neritan Ceka dha alarmin se në këtë mënyrë pas 5 vitesh në Shqipëri nuk do të ketë më vizitorë të huaj që kanë interes për momunetet e kulturës. “Po miratuat këtë ligj ju siguroj që për 5 vjet nuk keni për të pasur asnjë turist, sepse të gjithë kompetencat i ka ministria. Ka krijuar një institut monumentesh dhe ka ndryshuar dhe emrin dhe kjo nuk është mirë. Kishat e Myzeqese janë në rrënim të plotë. Kishat ku është ministrja deputete, shkoni në Gjirokastër, Përmet janë copë copë, po bien”, tha Ceka. Përfaqësuesit e shoqatës bizantine dhanë alarmin se restaurimet po bëhen në mënyrë skandaloze nga persona jo profesionistë, çka po i shkatërron ato. Kryetarja e komisonit Albana Vokshi ngriti shqetësim faktin që ministrja Kumbaro nuk ishte paraqitur në seancën e pyetjeve për Teatrin e ri Kombëtar. Por mazhoranca tha se ajo është e justifikuar për shkak se ndodhet në panairin e librit në Gjermani.