Embargo amerikane ndaj Tiranës zyrtare

844

Kreshnik ÇOLLAKU
Zoti bekoftë Amerikën…
Sot ka filluar vizita e Ndihmëssekretarit të Shtetit Mitchell në Ballkan.
Vizita është e para dhe e nivelit më të lartë, deri tani, e administratës së re Trump në rajon.
Vizita është shenjë e vëmendjes së veçantë që administrata e re Trump i jep Ballkanit.
Një ndër ndryshimet e administratës së re Trump me atë Obama është se administrata e re nuk e sheh Ballkanin si çështje vetëm evropiane (siç e trajtoi administrata Obama në mandatin e fundit), por si çështje e lidershipit amerikan në botë.
(Disa detaje që nuk duhen humbur)
1. Wess Mithcell ka quajtur “disa qeveri të Ballkanit si Shtete Hibride” (shtete ku politika dhe mafia janë bërë bashkë).
2. Wess Mitchell konsideron këto shtete si “rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA.
3. Wess Mitchell ka kundërshti me partnerët europianë për mënyrën se si trajtohen politikanët e inkriminuar të Ballkanit.
4. Wess Mitchell kërkoi që të vendoset “embrago” për politikanët e inkriminuar të Ballkanit.
5. Wess Mitchell viziton çdo kryeqytet të Ballkanit.., vendos nën “embargo” Tiranën.
Vizita e Ndihmëssekretarit të Shtetit në Ballkan është një lajm i mirë për Ballkanin, ajo është provë se një perspektivë e re amerikane fillon në Ballkan.
Anipse Tirana vihet nën embargo… kjo është mënyra se si amerikanët vënë gishtin aty ku është plaga.
God Bless