Qeveria vjedh 178 milionë euro për djegësa, ndërsa banorët thithin ajër të ndotur

173

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit dhe Pyjeve në PD ka denoncuar ndotjen e madhe të ajrit në Kombinat, ku një erë e tmerrshme shpërndahet në darkë e në mëngjes, në mesditë e në mesnatë. Jeta e banorëve të Kombinatit është në rrezik përditë e më shumë nga era e keqe dhe tymi që vjen nga pika e grumbulimit të mbetjeve në përfieri të zonës së banuar. Jamarber Malltezi ka qenë bashkë me kryetarin e PD Kombinat, Astrit Xake për të shikuar e konstatuar në vend se çfarë ndodh përditë me ajrin që thithin banorët e Kombinatit.
Në një shënimin në faqen e tij në rrjetet sociale ai shkruan: “E paimagjinueshme ndotja e ajrit në Kombinat! Vjen një erë e tmerrshme plehrash. Më dukej ekzagjerim nga Astriti. Vjedhin 178 milionë euro për djegësa, ndërsa banorët duhet të thithin ajër të ndotur. Por ka që japin jetën pa problem se ‘Partia ime më helmon’”, përfundon Malltezi.