Lëvizja “Pesë yjet” në Itali dhe drejtimi i ri

369

Luigi Di Maio, kreu i ri lëvizjes italiane “Pesë yje”, pas dorëheqjes së Beppe Grillo, premtoi të lehtësonte bankat në nevojë për të rimarrë asetet nga kreditorët e trazuar. Kjo shihet si një përpjekje që të marrë mbështetjen e investitorëve ndërkombëtarë, përpara zgjedhjeve të 4 marsit.
Duke folur për Bloomberg Television në Londër të mërkurën, 31-vjeçari Di Maio tha se rreth 30 menaxherë fondesh dhe analistë nga SHBA, Britania, Franca dhe Zvicra i kishin kërkuar atij të përshpejtojë sistemin gjyqësor italian, në një takim me dyer të mbyllura disa ditë më parë.
Kreditë me probleme “duan shumë vite për t’u rikuperuar, ne jemi duke folur për rreth shtatë deri në 10 vjet”, tha Di Maio. “Ne duhet të shkurtojmë kohën që duhet për t’i rimarrë ato, duke eliminuar një sërë ligjesh bizantine”.
Lëvizja “Pesë yje’ kundërshton Partinë Demokratike në pushtet, kryesuar nga ish-kryeministri Matteo Renzi, e sipas sondazheve kryeson me mbështetjen, me rreth 28 për qind, nga 22 për qind sipas sondazheve të fundit, ndonëse një koalicion i qendrës së djathtë të udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berluskoni do të jetë blloku më i madh me 39 për qind të vota. Ky rezultat do të linte ekonominë e tretë më të madhe të Evropës kontinentale me një Parlament të varur që mund të luftojë për të ofruar reforma të gjera ekonomike, që investitorët dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian po kërkojnë.