Intoleranca ushqimore, testi që zbulon problemin

1607

Trupi njerëzor është një “makineri” kaq e sofistikuar. Ushqimi është “karburanti” që bën të mundur mbarëvajtjen e funksioneve të tij. Dhe marrëdhënia mes tyre është shumë komplekse. Shpeshherë, e ngrëna, na dhuron një kënaqësi të pafundme, që arrin të ngopë edhe shqisat tona, por ndonjëherë, ama, mund të na bëjë keq. Në të tilla raste, trupi ynë na flet në një gjuhë kaq të thjeshtë… por sigurisht, të tijën, që ne, herë e kuptojmë dhe herë jo, e më të shumtën e kohës, e keqkuptojmë. Kështu që nëse ndjeni fryrje, spazma, dhembje koke, aritmi, luhatje humori, etj, këto janë shenja që organizmi juaj që nuk e pranon më një lloj të caktuar ushqimi dhe është fjala për intolerancë ushqimore. Si mund ta kuptoj ndaj çfarë ushqimi kam intolerancë? Përmes testit për intolerancën ushqimore. Quhet test citotoksik dhe është metoda më e besueshme diagnostikuese e intolerances ushqimore. Me këtë test ne mund të kontrollojmë të gjitha ushqimet themelore të dietës sonë të përditshme si: drithëra, mish, peshk, produktet e qumështit, vezët, vajra, fruta, perime, ushqime pikante, pije, etj. Testi citotoksik është një prove laboratorike qe kryhet nga laboratorë të specializuar posaçërisht për intolerancat ushqimore. Teknika është e bazuar në monitorimin e veprimit midis qelizave të bardha të gjakut (limfociteve T-hellper) dhe alergenëve ushqimorë. Testi kryhet me gjak dhe rezultati është specifik për çdo pacient.

Intoleranca ushqimore
Nutricionistët italianë shpjegojnë se “Kur flasim për intolerancë ushqimore, nënkuptojmë paaftësinë e organizmit për të tretur tërësisht ose për të marre ashtu siç duhet ushqimet ose një grup ushqimesh te caktuara”. Konkretisht nutricionistët thonë se “Intoleranca ushqimore tregon se ato ushqime që ne konsumojmë nuk janë korrekte për organizmin tonë, p.sh. duke marrë shumë vitaminë C mund të kemi probleme me sistemin imunitar, mund të kemi probleme me humorin. Vitaminat dhe kripërat minerale ndikojnë në shumë probleme në trupin tonë. Një mosmarrje në mënyrën e duhur të kalciumit mund të krijojë probleme me osteoporozën. Një mënyrë e gabuar e marrjes së hekurit mund të provokojë dhimbje koke. Nga ana tjetër, nëse kemi një PH të stomakut që është i alternuar atëherë kemi një asimilim të hekurit jo të rregullt. Ndaj dhe këshillohet që të bëhet një test gjenetik për intolerancat ushqimore”.