Epidemia e fruthit, rivaksinim urgjent edhe për të lindurit para viteve ’90

530

Shqipëria është përfshirë nga epidemia e fruthit, e cila ka shënuar 2 viktima dhe ka infektuar 132 persona. Personat e lindur në vitet ‘80–‘90 duhet të rivaksinohen për fruthin. Apeli vjen nga Instituti i Shëndetit Publik në një situatë kur sëmundja po përhapet gjerësisht në vendin tonë. Kjo grupmoshë konsiderohet ndër më të rrezikuarat për dy arsye. “Ne themi për fashat ‘80 –‘90 se ne e dimë që janë vetëm me një dozë vaksine s’ka mbrotje të mirë. Edhe moshat e rritura mund të preken nga fruthi për vetë faktin se kanë vetëm 1 dozë vaksinë të verifikojnë statusin e vaksinimit dhe të bëjnë dozën e dytë të vaksinimit, çdo person të jetë i sigurtë që ka dy doza vaksine. Përpara kësaj fashe ‘80, janë vetëm me një dozë vaksine ne nuk i përfshimë se janë përballur me epidemi fruthi mund të jenë me një dozë vaksine e s’kanë krijuar mbrojtje, janë në risk nëse merr përmasa të mëdha aktualisht është i kufizuar, pasi shumica është vaksinuar”. Tek fëmijët vaksina e fruthit kryhet në moshën 1 dhe 5 vjeç. Specialistët bëjnë thirrje për respektim të këtij kalendari. Nëse prindërit kanë shtyrë më kohë kryerjen e vaksinës, ekspertët i këshillojnë të mos humbasin më kohë. Sa i përket foshnjave nën 12 muaj vaksinimi rekomandohet në raste kur i vogli ka pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar.

“Nën 1 vjeç s’e rekomandojmë në masë, nëse do kemi nën 1 vjeç në kontakt të ngushtë me fruthin deri në 9 muaj e zbresim për t’i mbrojtur”. Mjekët thonë se virusi i fruthit përhapet shpejt, përmes ajrit, dhe është tepër rezistent. Nis si një grip e shenjat e tij nuk mund të kuptohen në fazat fillestare, por të merr edhe jetën. “Nuk e kuptojnë dot që janë me fruth, duhet të jenë të izoluar, të qëndrojnë në ambjente të mbyllura, s’e kupton dot fruthin, nis njësoj si gripi e nuk kuptohen në fillim shenja nga mjeku”. Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë konfirmoi se epidemia e fruthit ka përfshirë Shqipërinë, ndërkohë që dy foshnja kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara prej tij.