Trajneri i mrekullisë jep dorëheqjen papritur

91

Davide Nicola nuk është më trajneri i Crotone-s. Trajneri ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së pësuar kundër Udinese-s dhe duket se arsyeja kryesore për këtë vendim kanë qenë mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit. “Është gjithçka e vërtetë, nuk kthehem mbrapa. Është një vendim që e kam marrë vetë dhe nuk kam ndërmend të shpjegoj gjithçka në detaje”, kanë qenë fjalët e thëna nga ai për “Gazzetta dello Sport”.
Trajneri ka vendosur të tërhiqet pas humbjes 3-0 të pësuar kundër Udinese-s, por arsyeja kryesore ka qenë mosmarrëveshjet me presidentin Vrenna, i cili është futur në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë të ndeshjes me bardhezinjtë. Kuqeblutë duan ta mbajnë, por Nicola nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim, kështu, Vrenna ka nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues.
Nicola, pas mrekullisë së realizuar sezonin e kaluar, duke siguruar mbijetesën në Serinë A, e ka lënë Crotone-n me 12 pikë në vendin e pestë nga fundi i renditjes.