Aubameyang dëshiron Real Madridin

51

Peter Bosz ka thënë me shaka se Pierre-Emerick Aubameyang është një lojtar i tmerrshëm, një tentativë për të larguar interesin e Real Madrid teksa Borussia Dortmund po përgatitet për sfidën e Champions League në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi nga Gaboni është përfolur për një kalim te kampionët e Evropës, pasi ka folur në të shkuarën se është ëndrra e tij për të luajtur me Los Blancos. “Ai është një lojtar i tmerrshëm, shumë i dobët, jo i denjë për Real Madrid”, shprehet Bosz në konferencën për shtyp.
“Është një shaka. Po e them këtë në mënyrë që ai të vazhdojë të luajë te ne. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe ka kualitetin për të luajtur te Real Madrid, por shpresoj që të qëndrojë këtu”.
Bosz ndodhet në presion të madh pas rezultateve të dobëta gjatë javëve të fundit. Por e njëjta gjë mund të thuhet për homologun e tij Zidane, i cili është kritikuar për paraqitjen e skuadrës së tij në këtë sezon. “Jemi në një moment të vështirë, por duhet të mundohemi ta luajmë me mendësinë e duhur këtë ndeshje. Nuk është një ndeshje vetëm për pikët, por edhe për vetëbesimin. “Nëse Real është në krizë, atëherë çfarë duhet të thuhet për ne?”, përfundoi Boz.