Luçesku nën akuzë

52
2018 FIFA Dünya Kupası Elemeleri'nde Ukrayna ve Hırvatistan ile oynayacağı karşılaşmalar için İstanbul'da kampa giren A Milli Futbol Takımı, Rumen teknik adam Mircea Lucescu yönetiminde ilk antrenmanını TFF Hasan Doğan Milli Takımlar Kamp ve Eğitim Tesisleri'nde yaptı. ( Türkiye Futbol Federasyonu - Anadolu Ajansı )

“Katastrofë”, është titulli i “haberturk.com”. Referuar faktit që Turqia është mundur nga një skuadër që kanë qenë 10 futbollistë në fushë për 50 minuta, mediat ia kanë faturuar të gjithë fajin trajnerit Luçesku. “Eshtë e papranueshme që të shohësh Turqinë që nuk mund as të barazojë me një skuadër që luan me 10 veta”, vijon komenti.
Fitorja me rezultatin 3-2, e kombëtares shqiptare ndaj Turqisë të hënën në mbrëmje, vendos barazpeshën në rezultatet e takimeve mes këtyre dy përfaqësueseve. Ndeshja e 13 nëntorit ishte takimi i 10-të, në historinë e përballjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Në sfidat e luajtura prej vitit 1970, kur Shqipëria dhe Turqia janë ndeshur për herë të parë, e deri më sot, Kombëtarja jonë ka koleksionuar 4 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Pra një rezultat i barabartë në aspektin e ndeshjeve, por kuqezinjtë kanë një rezultat më të mirë në aspektin e golavarazhit të ndeshjeve.
Tre herë e ka mundur Shqipëria ekipin turk me më shumë se dy gola të shënuar për një ndeshje. Më 14 nëntor 1971, Shqipëria fiton në “Qemal Stafa” ndaj Turqisë me rezultatin 3-0. Më pas, ky rezultat do të përsëritej 19-të vjet më parë, kur kombëtarja jonë drejtohej nga Astrit Hafizi, dhe fitonte sërish në transfertë ndaj Turqisë me rezultatin 1-4.
Fitorja me rezultatin 2-3 mbrëmjen e së hënës, është një tjetër rezultat i shkëlqyer i ekipit tonë Kombëtar ndaj Turqisë. Ndërkohë ekipi turk nuk ka arritur ndonjëherë të shënojë më shumë se dy gola në një ndeshje të luajtur kundër Shqipërisë.
Në total, golavarazhi i dhjetë ndeshjeve midis Shqipërisë dhe Turqisë është 14 gola të shënuar nga kuqezinjtë dhe 9 gola të shënuar nga turqit. Me këto statistika mund të krenohemi, pasi është ndoshta nga të paktat raste, që kombëtarja jonë, ka statistika më të mira në përballjet me një kombëtare, që ka qenë disa herë pjesë e kompeticioneve ndërkombëtare të futbollit.
Cristian Pannuci ishte i pari që u shpreh i kënaqur.
“Mendoj se sot ishte një ndeshje e vërtetë, jo thjesht një miqësore. Mendoj se deri në momentin e kartonit të kuq, luajtëm një futboll mjaft të bukur dhe u sollëm si skuadër e madhe. Kjo besoj se ishte fryt asaj 1 jave punë që bëmë së bashku. Pra, nuk është vetëm fitorja, ajo që vlen, por mënyra se si luajtëm dhe futbolli fantastik që shfaqëm, të paktën në pjesën e parë. Gjithsesi, jam i bindur që kemi akoma edhe shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur që skuadra po i përqafon mirë idetë e mia”, tha ai.
Trajneri gjeti edhe disa probleme në mbrojtje, që thotë se do të adresohen në vazhdim. “Kemi pësuar dy gola të evitueshëm, por po punojmë që të eliminojmë këto defekte. Gjithsesi, edhe Turqia ka futbollistë shumë të mirë, ndaj është normale të pësosh 2 gola ndaj tyre”, deklaroi Pannucci.