Kim Jong Un, terror në radhët ushtarake

709

Jong Kyong-Thaek, një anëtar i Komitetit Qendror Ushtarak të Partisë së Punës së Koresë së Veriut është promovuar në pozicionin më të lartë ushtarak gjatë javës së kaluar, sipas raportimeve të “Asahi Shimbun”, një gazetë japoneze. Kim Won-Hong, oficeri i lartë i ushtrisë së Koresë së Veriut raportohet se është hequr nga ky pozicion gjatë kohëve të fundit dhe lideri i vendit ka vendosur të emërojë Jong në vendin e tij.
Ish-zyrtari i lartë i ushtrisë mendohet të jetë dëbuar në një fermë kolektive të Penianit dhe është dënuar me punë të detyruar. Kjo lëvizje për shumëkënd e papritur, thuhet se është pjesë e një strategjie të fshehtë të Kim Jond Un për të mos lejuar që asnjë nga zyrtarët e tij të mos akumulojë më shumë pushtet se ç’duhet dhe që askush në regjimin e tij totalitar të mos përfitojë autoritet të madh.
Sëbashku me Kim Won-Hong, mendohet se edhe Hwang Pyong-so, shfi i Byrosë së Përgjithshme të Politikës të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut, është larguar me forcë nga pozicioni i tij, pasi e kanë dënuar për “akte të pahijshme”. Choe Ryong-hae, zëvendës drejtuesi i komitetit qendror të partisë ishte personi që ka zhvilluar hetimin kundër tij.
Gjatë muajit tetor, Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, i lidhur ngushtë me Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS), parashikoi se lideri suprem i Koresë së Veriut do të emëronte një shef të ri në krye të forcave ushtarake të vendit. Ky parashikim është konfirmuar më pas nga NIS-ja, duke shtuar se Korea e Veritu ishte duke zhvilluar “inspektime” në radhët e Byrosë së Përgjithshme të Politikës.
Lajmi vjen një javë, pasi Korea e Veriut u përball me një poshtërim të madh për të kur u publikua video e një roje kufitare që arratisej nga kufiri i sigurisë së lartë që ndan Korenë e Veriut me atë të Jugut. Dezertorim i identifikuar vetëm përmes mbiemrit të tij Oh, u arratis me shpejtësi me makinën e tij “Jeep” drejt Koresë së Jugut, por nga shpejtësia humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Ai vendosi të vrapojë edhe për disa hapa të tjerë deri sa garda e Korsë së Veriut hapi zjarr, duke qëlluar mbi 40 plumba kundër tij. Dezertori u qëllua të paktën nga 5 plumba, por arriti ta mbajë veten gjallë dhe të zvarritej përtej kufirit që e çoi në Korenë e Jugut. Rojet kufitare thuhet se kanë vuajtur të gjithë furinë dhe mllefin e Kim Jong Unit për këtë incident, duke humbur pozicionin, por ndoshta edhe lirinë e tyre.
“Yonhap News”, një agjenci lajmesh me qendër në Seul, mendon se nga ky incident janë zëvendësuar edhe të gjithë rojet e tjera kufitare, madje një burim anonim i shërbimeve të inteligjencës ka thënë se rojet kanë vuajtur dënime ç’njerëzore, pasi kanë rënë në duart e agjentëve të sigurisë.
Burimi anonim tha për agjencinë se: “Ka të dhëna se Korea e Veriut ka zëvendësuar të gjithë zyrtarët e sigurisë kufitare pas këtij incidenti. Duke pasur parasysh situatën, komandantët e njësisë ushtarake përgjegjëse dhe zyrtarët e lartë mund të kenë vuajtur gjithashtu nga dënime të ashpra”. Burimi i inteligjencës tha gjithashtu se, Korea e Veriut e ka shtrënguar shumë procedurën e verifikimit për ata që hyjnë dhe dalin në zonën kufitare të militarizuar.