SHBA: 17 luftëtarë të ISIS-it vriten në sulme ajrore në Libi

110

Zyrtarët amerikanë thanë të dielën se gjatë sulmeve ajrore amerikane në Libi janë vrarë 17 luftëtarë të ISIS-it.
“Në koordinim me ushtrinë libiane, forcat amerikane kryen të premten 6 sulme ajrore me precizion në Libi kundër një kampi të ISIS-it, duke vrarë 17 militantë të ISIS-it dhe duke shkatërruar tre automjete”, thuhej në një deklaratë të Komandës së Shteteve të Bashkuara në Afrikë.
Në deklaratë thuhej se, kampi ndaj të cilit u krye sulmi, përdorej nga forcat e Shtetit Islamik për lëvizjen e luftëtarëve, për planifikimin e sulmeve dhe si depo armatimesh.