Përse sulmohet Agron Shehaj

16442

Arben SHAHINI

Pas tij është një model ndryshe. Ndryshe nga shumë zengjinë të rinj që u futën në politikë me çorape të grisura për t’u bërë miliarderë, rasti Shehaj flet për të kundërtën. Një njeri që ka ardhur nga biznesi për të dhënë në politikë numëron sot më shumë të punësuar se sa ka punësuar Kryeministri në katër vjet në të gjithë Shqipërinë.
Historia e jetës së tij është ajo e një shkolle të madhe mundi dhe sakrifice e ngritur mbi punën dhe jo mbi tenderat e partisë. Ka dalë i fituar duke konkurruar jo në botën e qelbur të realitetit shqiptar, por në botën e kapitalit të biznesit të Perëndimit, në Itali, Angli apo vende të tjera europiane. Prej andej ka ardhur në Shqipëri. Shumë kujt mund ti duket një ufo pasi ka pranuar të bëhet pis me nga politika e vendit më të inkriminuar dhe korruptuar të Europës, ndaj Agron Shehaj duhet të mbajë të ndezura radërët e kapjes së kurtheve në gjirizët e Parlamentit që veprojnë me skenarë të mirëpërcaktuar duke mos i lënë asgjë rastësisë. I duhen nerva të forta për ti përballuar.
Kjo i ndodhi në seancën e parë të tij në foltoren e Parlamentit dhe më pas shpërtheu një histeri kolektive në rrjetet sociale e instrukturuar nga regjia kryeministrore me qëllimin e qartë për ta nënshtruar dhe frustuar nga debati parlamentar. Shehaj sulmohet për atë që përfaqëson në politikën shqiptare duke hyrë në të si një njeri i lirë i pakapur nga e kaluara dhe me shumë të papritura në maloren e fortë të politikës opozitare të PD.
Një vajzë trendi nga fshtrat e Matit i është vërsulur ditët e fundit deputetit të PD, Agron Shehaj. Po përse ky mllef i gazetares ndaj Shehajt? Pak kush i ka dhënë përgjigje sepse pak kush e di se cilat kanë qenë marrëdhëniet e mëparshme të kësaj vajze trendi nga fshati me Shehajn. Dikur kjo vajzë paguhej nga Shehaj për disa shërbime, të cilat ajo duhet ti tregojë se cilat ishin këto shërbime dhe se si i ka kryer. Më pas burimet thonë se Shehaj i ndërpreu pagesën vajzës trendi dhe pas kësaj erdhi edhe reagimi inatçor i vajzës që bën sikur nuk e njeh fare punëdhënësin e mëparshëm.

 

Një rast për të kuptuar atë që po e sulmojnë

Të bësh gazetari të pastër sot, është pothuajse një sfidë më vete. Interesa të caktuara, para nën dorë, influenca politike apo ndonjë qokë, janë kthyer në gjëra të zakonshme për një pjesë të mirë të kolegëve tanë. Madje disa prej tyre nuk kursejnë as imazhin e tyre prej gazetari, duke treguar dyfytyrësi edhe për çështje jo të rëndësishme.
I tillë është rasti i një shkrimi të publikuar së fundmi nga Mira Kazhani, një “yll” në ngjitje në fushën e gazetarisë. Duke u frymëzuar nga seanca e parë parlamentare, Kazhani është tallur me deputetin e ri nga Vlora, Agron Shehaj, duke e krahasuar si një karagjoz që i bëri për të qeshur të gjithë kolegët e tij në Kuvend.
Me një titull: “Ia ka vlejt mundimi o kryetar. Ky Goni yt ia kaloi edhe Gon Llakës”, Mira Kazhani ka bërë një analizë sipërfaqësore duke thënë se të tillë deputetë si Agron Shehaj, e kanë kthyer Parlamentin më qesharak të të gjitha kohërave.
“Ky është një Parlament i pangjashëm. Pas fjalimeve të yjeve të Bashës Parlamenti është qesharak. Madje mendoj që Goni i Bashës, ia mori në kthesë edhe Gon Llakës! Madje po pres të na zbavisë siç premtoi edhe për 4 vitet e ardhshme”, shprehej Kazhani në shkrimin e saj të publikuar në disa portale pak ditë më parë.
Nuk dihet nëse ajo e mban mend, por Mira Kazhani fiks 4 vjet më parë, kishte qëndrim tjetër për Agron Shehajn. Publiku nuk harron shkrimin e Kazhanit, e cila i thurrte elozhe Shehajt, tashmë deputet i PD-së në Vlorë. Ishte Kazhani e njëjtë, që e cilësonte Shehajn një biznesmen të zoti, të suksesshëm dhe për t’u marrë shembull nga të gjithë. Me aq superlativa fliste kjo Kazhani për Shehajn, saqë e krahasonte si një sipërmarrës i ngjashëm me filmat në Hollivud.
“Agron Shehaj, prej vitit 2005 drejton një kompani të llojit call center, quhet IDS. Për herë të parë e pashë në emisionin e Fabio Volos, sezonin e shkuar. Një mbrëmje krejt ordinere në shtëpinë time, madje pa telenovelë në sfond, s’di si pulti atë natë, mbeti së bashku me shushatjen time tek një titull i madh pas një të ftuari pak të dobët në fizik, me gazetarin, shkrimtarin, le të themi, të preferuar Fabio Volo. Shkruhej: ‘Shqipëria parajsa përtej detit’ dhe Agroni me një italishte të mprehtë, rrëfente pak i emocionuar sesi kish krijuar kompaninë e tij në Tiranë”, shprehej Mira Kazhani në atë kohë.
“Pas 8 vitesh ai ka mbi 3 mijë të punësuar. Xhirot mujore duhet të jenë një shifër marramendëse dhe të mendosh se Agron Shehaj është vetëm biznesmen dhe jo kredimen siç do ta lançonte këtë shprehje të fundit miku im Ylli Rakipi”, shkruante më tej Kazhani duke i rritur vlerat biznesmenit Shehaj.
Intervista ishte e ngrohtë me Shehajn, gati-gati dukej edhe emocionale. Në atë kohë, gazetarja Kazhani pothuajse ishte e panjohur për publikun, ajo kishte patur një pozicion në hije pranë emisionit Tonight të Ilva Tares, por pavarësisht kësaj, ambiciet e saj për t’u ngjitur në karrierë, po shtoheshin dita-ditës. Ajo kishte nisur të intervistonte personazhe atipikë, të panjohur nga publiku, por me një histori të fortë nga e shkuara e tyre. E tillë ishte edhe intervista me Agron Shehaj tek Bar Artisti, në mes të shtatorit.
“Agroni nuk njeh shumë figura publike. Për shembull, disa ministrave mezi jua kujton emrin. Ai njeh Edi Ramën, Berishën, Metën dhe Lulzim Bashën. Nuk është një simpatizant i politikës, edhe pse më rrëfen se i pëlqen ta ndjekë atë nga larg”, rrëfen më tej Mira në shkrimin e saj.
“Ndërkohë që ai flet, unë përpiqem të kujtoj nëse njoh ndonjë biznesmen që nuk është rreshtuar ose ka ëndrrën të rreshtohet afër politikanëve. Ai me siguri është një rast sui generis. Atij do t’i pëlqente të takonte Ismail Kadarenë. Të gjejë një njeri të panjohur, por që mundet ta habisë”, është një tjetër pasazh i marrë nga shkrimi i Mira Kazhanit.
Aq i gjatë ishte shkrimi i Kazhanit, saqë kishte përfshirë stilin sesi vishej Agron Shehaj, për të cilën gazetarja në shkrim linte të kuptonte se po e shihte me ëndje. “Sot është i veshur me një këmishë të lehtë bojëqielli dhe këpucë elegante, por praktike. Ka stil italian dhe ora që mban në dorë nuk më duket të jetë nga ato të shtrenjtat që lëshojnë xixa fodullëku”, shkruante Kazhani.
Por bashkë me look-un, Mira Kazhani tashmë ka ndërruar edhe qëndrimin ndaj deputetit Agron Shehaj. Ndryshe nga viti 2013, ku ai ishte një biznesmen sui generis, me aftësi “mbinatyrale”, sot më 2017, Mira Kazhanin e krahason Shehajn si një aktor humori që bën të gajaset i gjithë Parlamenti.
Ky qëndrim i dyfishtë, me dy fytyra ose pafytyrë fare, është për t’u neveritur. Kjo nuk është gazetari, nuk është as opinion, as mendim, as qëndrim….por çfarë është? Këtë e di vetëm Mira Kazhani….