Hidhet në erë me tritol një lokal në Elbasan

62

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme, rreth orës 04.00, në lagjen “Aqif Pasha” në Rrugën “Rinia”. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihet se kush janë autorët e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje pronarin e lokalit, i cili ka qenë ish-efektiv i krimeve.
Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në dy vende të ndryshme, ku një pjesë ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale. Pjesa tjetër është çaktivizuar nga forcat e Njësisë Antieksploziv, në kohë reale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 200 gr lëndë plasëse e dyshuar tritol.
Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u thyen xhamat dhe u shkatërruan karrige, tavolina dhe aksesorë të tjerë. Kur në vendin e ngjarjes shkuan ekspertët antieksploziv, ata zbuluan një pako tjetër me tritol që nuk kishte shpërthyer. Skuadra mundi ta çaktivizojë në kohë rekord.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nga raportimi zyrtar i policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 200 gr lëndë shpërthyese e dyshuar si tritol dhe fitili zjarrpërcjellës. Ende nuk dihen shkaqet dhe grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshohet kryesisht se akti ka të bëjë me konkurrencën dhe pse kjo është një hipotezë paraprake. Gjatë këtij viti janë regjistruar 4 raste të vendosjes së tritolit në Elbasan.