Haradinaj Kryeministër, Pacolli i jep votat e AKR-së

711

Aleanca Kosova e Re ka bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të nyjes politike të krijuar rreth formimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Ky subjekt politik, fillimisht ka braktisur koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Kurse më vonë ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Aty, liderët e partive në kuadër të PAN-it dhe ai i AKR-së, përkatësisht Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, kanë nënshkruar marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kadri Veseli, lider i PDK-së, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar me zotin Pacolli është marrëveshje për qytetarët e Kosovës dhe për perspektivën e vendit, orientimin e tij perëndimor, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e punësimit të të rinjve.
“Kjo është e mirë për të gjithë qytetarët tanë. Ky koalicion është në shërbim të çdo qytetari dhe është zbatim i vullnetit të 11 qershorit 2017. Në të njëjtën kohë, le të punojmë bashkërisht për të mirën e vendit tonë”.
Formimi i institucioneve të reja, sipas Veselit tashmë është çështje ditësh.
Pacolli ka thënë se interesi nga kjo marrëveshje është dalja prej krizës institucionale. “Jam i bindur se tani, me këtë koalicion, ne do t’i shtyjmë proceset përpara”, tha Pacolli.
I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka thënë se marrëveshja i mundëson Kosovës nisjen e nevojshme, për përballje me sfidat që e presin.
“Unë besoj shumë që së bashku do t’ia dalim. Mund t’i uroj qytetarët e Kosovës, të gjithë që jetojnë në Kosovë, pra, mund t’i uroj edhe shqiptarët kudo që janë, sepse më në fund Kosova u nis, pra, institucionet e Kosovës. Vonesat kanë qenë shumë të rënda”, tha Haradinaj.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Re, Behgjet Pacolli, gjatë ditës, pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kishte thënë se, “rrugët me këtë parti ndahen dhe AKR-ja do të funksionojë në Parlament si e pavarur”.
“Ne i kemi kryer të gjitha obligimet kontraktuale deri më tash. Tani rrugët tona ndahen. Ne kemi pak deputetë, tentojmë të krijojmë një grup parlamentar dhe të funksionojmë në Parlament si të pavarur. Ne jemi parti liberale dhe asgjë nuk kemi pasur tjetër në kontratë. Dhe të gjitha pikat kanë përfunduar si duhet, tani ne do të funksionojmë si të pavarur”, ka thënë Pacolli.
Kjo javë është paralajmëruar sërish se do të jetë vendimtare për të mbyllur seancën konstituive, e cila ka nisur më 3 gusht, por edhe pas gjashtë vazhdimeve nuk u përmbyll me zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni për shkak të mungesës së votave nga koalicioni PAN.
Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ky koalicion e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit.
Pritet që pas lidhjes së koalicionit me AKR-në, koalicioni PAN tani të fillojë më në fund procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe më pas edhe atë të zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës.

Nënshkruhet marrëveshja për tejkalimin e krizës

Liderët e koalicionit PAN, koalicion ky i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë nënshkruar me liderin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, marrëveshjen për krijimin e institucioneve të reja.