Elbasani në terror dhe mëshirën e bandave të Ramës dhe Lal Qazimit

89

Qyteti i Elbasanit ndodhet nën terrorin e bandave të Ramës dhe Lal Qazimit. Denoncimi është bërë nga dy qytetarë nga Elbasani, të cilat pasi nuk kanë besim te policia i janë drejtuar me mesazhe ish-Kryeministrit Berisha. “Elbasani në terror dhe mëshirën e bandave të Noriegës dhe Lal Qazimit! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Prsh i nderuar z.Sali Berisha. Doja të bëja një denoncim te ju, sepse te organet ligjzbatuese nuk kemi besim se janë të lidhura thellë me krimin. Unë jam një qytetare e Elbasanit. Ka disa ditë që banda e Suel Çelës bën terror në Elbasan. Disa ditë më parë ato goditën një shofer makine vetëm pse i preu rrugën me makinë. Ata lëvizin të armatosur në Elbasan pa iu dridhur qerpiku fare. Kjo ndodh sepse ato i kanë shpatullat e ngrohta nga kryeministri jonë i zhytur në korrupsion. Ata s’e kanë për gjë të vrasin. Noriega ynë dërgon FNSH dhe Shqiponjat në Elbasan po ato kalojnë me makinë të blinduar dhe të armatosur nën hundën e policisë dhe policia mban një sy mbyllur dhe një vesh shurdhër. Te Policia e Shtetit s’kemi besim. Të gjithë e dimë që shefat e policisë në Elbasan janë të lidhur me krimin.
Zoti Berisha, Elbasanin e kanë pushtuar bandat e Qazim Sejdinit që kontrollohen nga kryeministri ynë, që në lajme thotë se do të luftojmë krimin e organizuar, po kjo është një gënjeshtër e radhës. Qyteti ynë është bërë i pabanueshëm. Këtu fitojnë vetëm miqtë e Noriegës. Të gjithë e dinë që votat e PS u morën me dhunë dhe lekë. Zoti Sali Berisha kemi shumë besim te ju sepse fjala jonë nuk bie në vesh të shurdhër. Ju lutem anonim”, shkruan qytetarja nga Elbasani.
“Prsh i nderuar doktor Berisha. Unë që po ju shkruaj jam një qytetare e Elbasanit. Dua të denoncoj te ju bandën Çela se në polici s’kemi besim se, të gjithë mbajnë krahun e mafias shtetërore, prandaj po denoncojmë te ju zoti Berisha. Bandat e Suelit dhe Lal Qazimit kanë disa ditë që dalin të armatosur në sytë e njerëzve dhe s’e kanë problem. Ju është futur frika njerëzve. Kemi frikë të dalim në rrugë apo të shkojmë në punë se të zë ndonjë plumb qorr. Elbasani është territori i Lalës dhe i Çelajve që nuk pyesin për policinë. Kur shkon për të bërë pazaret te markata ato qëndrojnë të armatosur. Dhe votat në Elbasan u morën me dhunë me anë të bandave. Zoti Berisha, u drejtova te ju sepse kam besim të bëni diçka, të parandaloni këto banda që çdo ditë më shumë do të shtohen, mos rrezikohen jetë njerëzish, ju flm”, shkruan qytetarja.