17-vjeçari çan gardhin e Rinasit dhe hyn në pistë

58

Një 17-vjeçar ka vënë në alarm ditën e martë Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Për të riun që jepen vetëm inicialet E.G., arriti të çajë gardhin rrethues dhe ka hyrë në pistë. Adoleshenti është pikasur nga rojet e sigurisë.
“Bazuar në procedurat e brendshme mbi rregullat e sigurisë, është njoftuar policia e Rinasit, e cila ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të tij në mjediset e komisiariatit të Rinasit. Theksohet se siguria e aeroportit nuk është komprometuar në asnjë moment”, thotë në një njoftim të tij TIA.
Mësohet se qëllimi i të riut ka qenë hipja në një nga avionët për të emigruar jashtë, por ai nuk ka mundur të ketë asnjë kontakt me pasagjerët apo mjetet. Shkak i veprimit të dëshpëruar të të riut janë bërë kushtet e vështira ekonomike.