Zbulohen pronarët e drogës në Kavajë

22

Dy persona të tjerë u arrestuan nga policia pas operacionit antidrogë që u krye një ditë më parë në Kavajë ku u sekuestruan sasi të mëdha droge. Sipas policisë, dy të ndaluarit janë pronari dhe drejtuesi i mjetit ku u gjenden 300 kg kanabis. Arrestohen dy personat e dyshuar që kanë patur në pronësi dhe në përdorim mjetin ku u gjet sasia prej 300 kg kanabis në Kavajë. Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, policia ka vënë në pranga shtetasit Aris Muça dhe Aristotel Kasa.
Një ditë më parë ku u sekuestruan 1.3 ton hashash, 300 kg në fuoristradë dhe 1 ton në një furgon, u vunë në pranga Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari. Janë këto rezultatet e përfundimit të hetimeve të para të operacionit antidrogë të koduar “Pilotët”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë si dhe me Prokurorinë informojnë se në gjendje të lirë po procedohen shtetasit me iniciale Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M. Si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Policia dhe Prokuroria vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.