Tragjedi në Vlorë, mbyten 4 të rinj

62

Tre të rinj të moshës nga 24 deri në 30 vjeç, kanë gjetur vdekjen në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, duke e çuar në katër numrin e viktimave brenda një dite, pasi pak orë më parë u mbyt një 14-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta të ditës së djeshme në vendin e quajtur plazhi i Portonovës. Njëra prej viktimave, është mbytur në det dhe dy të tjerët kanë shkuar për ta ndihmuar e për pasojë kanë humbur jetën edhe vetë. Pak orë më vonë, policia ka identifikuar tri viktimat. Ata janë Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.
Policia bëri të ditur se, fillimisht, njëra prej viktimave, është mbytur në det dhe dy të tjerët kanë shkuar për ta ndihmuar e për pasojë kanë humbur jetën edhe vetë. Viktimat janë transportuar për në morgun e Vlorës për të kryer procedurat ligjore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Tre viktimat janë dërguar në morg.
Më herët gjatë ditës, një fëmijë 14-vjeçar është mbytur në det. Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Shkolla e Marinës në Vlorë. Endri Begotaraj, 14 vjeç, nga Vlora u mbyt paraditen e djeshme në plazhin e ri të qytetit të Vlorës. I mituri ishte duke u larë i vetëm 200 m larg bregut të detit vetëm, teksa u pa në sipërfaqen e ujit nga pushuesit e tjerë. Dëshmitarët tregojnë se e nxorën nga deti për t’i dhënë ndihmën e parë, po ashtu edhe autoambulanca erdhi në kohë, por 14-vjeçari ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në plazhin publik të Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë.
Dëshmitarët tregojnë se bënë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë ndihmën e parë, por ishte tepër vonë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe i mituri po zhytej i vetëm në det, në një distancë jo më shumë se 200 m larg bregut. Për fat të keq, rasti i përsëritur me pasoja të tilla fatale evidenton përgjegjësinë e autoriteteve vendore dhe qëndrore për të rritur sigurinë në plazhe publike përmes rojeve bregdetare.
Ka arritur në 6 numri i viktimave në Vlorë përgjatë këtij sezoni turistik. Mungesa e rojeve të plazhit dhe ndihmës së parë është kthyer vdekjeprurëse për shumë pushues. Vazhdimisht është ngritur shqetësimi nga qytetarët se mungojnë rojet e plazhit që do ta bënin bregdetin më të sigurtë dhe më me pak incidente. Ky është rasti i 5 brenda javës, kur pushuesit mbyten gjatë kohës që lahen në ujërat e Jonit, dhe i treti rast me pasoja fatale nga çelja e sezonit turistik.