Po Rama, Tahiri, Beqja, Veliaj, Nushi, pse mungojnë në listën “në emër të popullit…”

96

Nga Basir Çollaku

Eshtë turp për KM të merret me thashetheme, siç bëri me listimin e 100 emrave, që sipas tij janë denoncuar nga qytetarë të ndryshëm për abuzime të pretenduara. Rama nuk është teqe, as kishë e xhami, zyrë rrëfimi mëkatesh, ku lahen e shpëlahen kusuret. Unë dhe si unë qindra e mijëra qytetarë kemi denoncuar ministrat e tij për batërdinë me paranë publike dhe pushtetin dhe ai nuk i kishte vënë në listë asnjërin. Ndaj kjo është fletërrufe partie, me tendencën për të shkërmoqur institucionet dhe populli e partia vendosin kush është burrë apo grua i/e mirë dhe jo. Kjo është një katrahurë psikologjike e mosnjohjes së shtetit. Në Prokurori, Polici, Gjykata, Agjenci të Zbatimit të ligjit, ka pafund denoncime me prova, shkresa, fakte konkrete, të cilat nuk janë marrë në konsideratë nga Kryeministri. Kjo gjëja allaRama me në emër të popullit është shenja e re e arrogancës së dhunshme, e cila e shtron diktaturën hap pas hapi. 56 përqind e shqiptarëve që duan të largohen dhe 300 mijë të larguar në qeverisjen e Ramës, aluzojnë atë për paudhësitë e shumta. Atëherë duhet ta kishte vënë veten në krye të listës së zezë për të e shëmtuar për njerëz institucionesh. Zoti Rama duhet të ftillohet se ka marrë zgjedhjet, ashtu siç i ka bitisur ai jo për të qeverisur me popullin, por për të qeverisur popullin, vendin. Përse i mungojnë kësaj liste Sajmir Tahiri, Ilir Beqja, Vilma Nushi, Arben Ahmetaj, Edi Rama, Ilir Meta, Erion Veliaj..?!?! Thua mungojnë ankesat, kallzimet, denoncimet për veprat e tyre rrënuese..?! Jo aspak. Por kur penalltinë e gjuan i zoti i topit, atëherë ska hajër aftësish gjëkundi… Kjo është e rëndë. Ligjshkelja dërgohet në institucionet e hetimit dhe jo në orgnizatën bazë të partisë. Rikthimi dënimeve në emër të popullit shënon rënien e shtetit dhe mitizimin e ri të partisë-shtet. Të paktën ta marrë formularin nga origjinali, kreu i Kuvendit të ri. Eksodi është strategjia kriminale që duket se do shkretojë vendin. Ky kryeministër e ka kokën nga Serbia dhe jo Shqipëria. Njerëzit duhet të luajnë vendit, dhe ta degdisin tutje atë dhe shpurën e tij..në emër të atij populli, që ende nuk lejon të tallësh trapin me të.