Mourinho i rihap derën Ibrahimoviç

60
Football Soccer Britain - Leicester City v Manchester United - FA Community Shield - Wembley Stadium - 7/8/16 Manchester United's Zlatan Ibrahimovic and manager Jose Mourinho before the game Reuters / Eddie Keogh Livepic EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 45 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.

Blerja e Romelu Lukakut për 85 milionë euro nuk do të thotë domosdoshmërisht që Zlatan Ibrahimoviç do të largohet nga Manchester United. Trajneri Jose Mourinho analizoi situatën aktuale të skuadrës, por mbi të gjitha të repartit sulmues dhe la derën e hapur për Ibrahimoviç, pasi sipas tij “Djajtë e Kuq” do të vazhdojnë të mbështeten te suedezi.
“Dera është e hapur. E ardhmja e Zlatan nuk është ende e sigurt, pasi gjithçka varet prej tij. Këtu te United presim përgjigjen e Ibrahimoviç: nëse do të dëshirojë të vazhdojë në ‘Old Trafford’, do të jemi të lumtur ta kemi në skuadër. Do të jetë e vështirë ta shohim në fushë përpara muajit  dhjetor, por siç e kam thënë jemi të gatshëm ta presim një futbollist që ka dhënë shumë për këtë fanellë”, tha Murinjo.
Mourinho foli edhe për prapaskenat e transferimit të Lukakut dhe arsyet që e bindën sulmuesin të hiqte dorë nga interesimi i Chelsea-t dhe të transferohej në Manchester. “Arsyeja përse ishte aq e vështirë që ta blinim ishin paraqitjet e tij në Premier League. Ai luan prej vitesh në Angli dhe është mësuar me këtë stil loje, duke shënuar edhe shumë gola. Erdhi në një klub të madh në momentin e duhur. Kualifikimi ynë në Champions ishte arsyeja kryesore që e bindi t’i bashkohet United, ndërsa ne kishim nevojë për një sulmues që luan në zonë. Personalisht e kam telefonuar vetëm një herë, duke i thënë se këtu do të luante titullar”, tha ai.