Maskat grabisin nën kërcënimin e armëve një karburant në Berat

182

Një grabitje me armë ka ndodhur dje në Berat në dritën e diellit. Sipas të dhënave të policisë, grabitja ka ndodhur në një karburant në fshatin Poshnjë, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur, i kanë vjedhur një sasi parash punonjësit të karburantit shtetasit A.M. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Në bazë të pretendimeve të punonjësit të karburantit shtetasit A.M. dyshohet se i kanë vjedhur rreth 270.000 lekë. Ai ka rrëfyer se grabitësit i kanë vendosur armën tek koka, duke e kërcënuar nëse nuk i jepte urgjent paratë e xhiros ditore.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, sipas dëshmitarëve që kanë risjellë në kujtesë ngjarjet e hidhura të vitit 1997, ku Berati ishte një nga rrethet me bandat më të rrezikshme.
Janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore si dhe janë sekuestruar dhe pamjet filmike, pasi objekti survejohej nga kamerat e sigurisë. Policia tha se ka kryer të gjitha veprimet hetimore si dhe janë sekuestruar dhe pamjet filmike, pasi objekti survejohej nga kamerat e sigurisë. Ende nuk është bërë e mundur nga policia kapja e autorëve.