Autokratët e Ballkanit dhe pakti me Perëndimin

252

“Washington Post”

Ngjarjet në Ballkanin Perëndimor lëshuan dy herë hije të gjata dramatike në Europë, shekullin e kaluar- së pari, në vitin 1914 dhe pastaj në vitin 1990. Në të dyja rastet, forcat e ndërsyera nga masakrat nuk mundën dot të përfshiheshin brenda rendit ekzistues ndërkombëtar. Dhe në të dyja rastet, zgjidhjet e ofruara nuk arritën aspak t’i jepnin fund tensioneve themelore që sollën dhe mbollën konfliktin.
E lokalizuar një pikë e mesme midis Berlinit dhe Stambollit, Ballkani Perëndimor është lidhja më direkte fizike mes Europës dhe Lindjes së Mesme. Ne u kujtuam për rëndësinë e tij strategjike gjatë krizës së fundit të emigrantëve europianë, kur i gjithë rajoni shërbeu si një rrugë kalimi për miliona emigrantë që i shpëtonin dhunës dhe luftës nga Siria dhe Iraku. Nëse i hedhim një sy hartës së Europës, do të shohim se Ballkani Perëndimor- pavarësisht vendosjes së tij strategjike- qëndron jashtë Bashkimit Europian. Disa, e cilësojnë Ballkanin si vrima e zezë e Europës.
I përfshirë në një numër të madh sfidash, Bashkimi Europian e ka lënë qartësisht integrimin e Ballkanit Perëndimor në indiferencë. Ky është një nga vendimet më të shpejta strategjike që BE ka marrë ndonjëherë.
Perspektiva gjithnjë e më e largët e rajonit në BE u ka lehtësuar rrugën autokratëve për të rrëmbyer pushtetin nëpërmjet retorikës populiste, duke çmontuar arritjet e demokracive liberale që po lindin. Merrni në konsideratë presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili shërbeu nën Slobodan Millosheviçin si ministër i Informacionit në vitet 1990.
Ai duket se ka arritur një marrëveshje të heshtur me vendimmarrësit e ndryshëm perëndimorë: Në këmbim të angazhimit për të ruajtur stabilitetin, de facto Vuçiçit iu dha e drejta për të drejtat dhe liritë themelore. Si pasojë, largimi i Serbisë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian thellohet edhe më tej. Megjithatë, të dyja palët duken të kënaqur me mbajtjen e iluzionit se negociatat e pranimit mbeten në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e duhur, edhe pse nuk ka asnjë fund në horizont.
Këto kompromise nuk kanë vetëm pikëpyetje nëse janë apo jo të moralshme; ato janë gjithashtu në kundërshtim me interesat strategjike të rajonit dhe të gjithë Europës. Nën regjimin frustrues dhe despotik të Vuçiçit, Serbia ka zhvilluar përherë zgjedhje të manipuluara, duke parë akuzat e ngritura nga udhëheqës të opozitës të mos hetohen asnjëherë dhe mediat t’i nënshtrohen kërkesave autokratike të pushtetit duke u nënshtruar dhe vetëflijuar. Kjo nuk është aspak e habitshme, po të marrësh parasysh që kjo është metoda e përdorur gjerësisht që kur Vuçiç ishte në pushtet, në vitet 1990. Ndërkohë, niveli i investimeve të huaja ka rënë. Të afërmit e korruptuar dhe të paaftë drejtojnë të gjithë pozicionet e rëndësishme. Një numër rekord i të rinjve dhe të arsimuarve po largohet nga vendi.
Por situata nuk është më e mirë në vendet e tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, ku gjatë disa viteve të fundit ka patur demonstrata masive në rrugë, shpesh të dhunshme. Dikush gjithashtu dëgjon përsëri thirrje për krijimin e një Shqipërie të Madhe, e cila supozon ndryshime të dhunshme në kufij – diçka që vështirë se mund të imagjinohet pa shkaktuar trazira serioze.
Gjërat po shkojnë keq veçanërisht në Kosovë, e cila mban damkën si vendi famëkeq për furnizimin e numrit më të madh të luftëtarëve për frymë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Atje, kryeministri i ri ka të ngjarë të jetë Ramush Haradinaj. Disa vjet më parë, Haradinaj u lirua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale me bazë në Hagë ndaj akuzave të tmerrshme, duke përfshirë vrasjen dhe torturimin e civilëve serbë, pasi dëshmitarët u rikthyen në minutën e fundit ose vdiqën në rrethana misterioze. Rivali i tij kryesor është Albin Kurti, një nga politikanët më radikalë populistë në të gjithë Ballkanin.
Vuçiç dhe autokratët e tjerë në Ballkan veprojnë me pretendimin se institucionet shtetërore nuk duhet të shërbejnë si pengesa në ushtrimin e vullnetit të tyre për pushtet dhe se është krejtësisht e ligjshme të manipulohet opinioni publik për t’i shërbyer interesave të tyre egoiste. Praktikat e tilla as nuk paraqesin një bazë të mirë për arritjen e stabilitetit afatgjatë politik dhe ekonomik; as nuk kontribuojnë në vendosjen e bashkëpunimit të qëndrueshëm rajonal – e aq më tepër në pajtim. Mbrojtja e kredencialeve ndaj tendencave të tilla mund të ketë kuptim vetëm nëse qëllimi është që Ballkani Perëndimor të përforcohet si një lloj “toke e askujt” midis Bashkimit Europian dhe Lindjes së Mesme, në kontekstin e çështjes së refugjatëve dhe shumë gjëra të tjera përveç kësaj.
Megjithatë, unë besoj se një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i begatë që gjithnjë e më shumë duket si pjesa tjetër e Evropës është një objektiv i arritshëm në këtë brez. Rajoni bekohet me një pozicion të favorshëm gjeografik, burime të bollshme natyrore dhe ndoshta më e rëndësishmja, njerëz të zgjuar dhe krijues që posedojnë mjete për të konkurruar në nivel global në fushat e tyre përkatëse. Ballkani ka potencialin që të arrijë nivelin e Evropës Qendrore sa i përket zhvillimit ekonomik dhe standardeve kontinentale.
Kjo mund të arrihet vetëm nëse shkëmbimi i lirë i ideve, debateve analitike dhe përmirësimi i meritokracisë mund të lulëzojnë brenda një kuadri të vërtetë demokratik.