Tatimet e Fierit, terror ndaj bizensmenëve të opozitës

95

Kryetari i PD, Lushnje Mylsim Murrizi shkrun në një postim në Facebook se, Administrata Tatimore e Drejtorisë rajonale Fier ju bën presion bizneseve opozitare. “Për të disatën herë rresht HETIMI tatimor i Fierit i urdhëruar nga politika nëpërmjet drejtorit të këtij organi, Ardjan Koni (ish-doganier në Durrës), dërgojnë në njësinë Grabian bashkia Divjakë mbi 10 inspektorë me “plan pune” enkas për bisnesin e z.Ardjan Shurdhaqi.
Vetëm pse z Ardjan Shurdhaqi është kryetar i PD Grabian, dhe ish-kryetar i komunës Grabian nga PD prej 3 mandatesh.
Të dërgosh enkas 10 inspektorë nga Fieri në Grabian vetëm për të gjobitur me porosi partie, kundërshtarët politikë është më shumë se e turpeshme. Ndërkohë që njësia administrative Grabian ka mbi 200 biznese dhe askush nuk është kontrolluar e jo më ndëshkuar.
Ndërhyrja e administratës tej mase të politizuar në fushatë për cilindo subjekt politik është vepër penale. Ndaj duhet që elementë të tillë militantë të sëmurë të qërohen një orë e më parë nga administrata shtetërore që e quajnë atë si pronë të partisë shtet”, shkruan Murrizi.