Qeveria rrit shpenzimet publike përpara zgjedhjeve

64

Siç është bërë tashmë një gjë e zakonshme gjatë fushatave zgjedhore, qeveria ka rritur shpenzimet për projektet publike që pritet të mbarojnë fiks në kohë për zgjedhjet e qershorit. Për shembull, Sheshi Skënderbej në Tiranë do të inaugurohet më 10 qershor. Megjithëse gjatë fushatave të kaluara ky trend vihej re me rritjen e numrit të punëve publike nëpër qytete, shifrat e publikuara nga Open Data Albania për tenderat publikë tregojnë se sa janë rritur shpenzimet muajt e fundit. Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti shpenzimet për projekte publike janë dyfishuar krahasuar me shpenzimet e një viti më parë, duke arritur në rreth 6 miliardë lekë, përafërsisht 45 milionë euro.