Pasojat e votimeve pa opozitë

181

Artan FUGA

Votimet pa opozitën e kthejnë Shqipërinë në një muze të madh.
Pse?
Sepse brezat e rinj do të njohin nga afër si ka qenë monizmi i dikurshëm. Njësoj sikur të vizitojnë ndonjë nga sallat e dedikuara të Muzeut Historik Kombëtar.
Votimet pa opozitën janë edhe një lloj agjencie turistike.
Pse?
Sepse na çojnë në Kinë dhe na tregojnë nga afër sesi ndërtohet kapitalizmi nëpërmjet një monizmi me parti të vetme udhëheqëse dhe me ca rrotaxhile rreth e qark.
Votimet pa opozitën janë edhe një formë e shtrirjes së një eksperimenti në përmasa reale.
Pse?
Sepse në fakt, në kulturë, arsim, shkencë, media, etj., ne në monizëm jemi.
Pra, nisur nga 18 qershori, ne qytetarët do të jemi gjithë kohën në një muze të së kaluarës, tërë kohën për turizëm në Kinë dhe të gjithë do të shohim filma të realizimit socialist, por në kohë dhe hapësirë reale, në rrugë, vende pune, administratë, etj.
Kush nuk kupton këtë ose është budalla, ose është shumë, shumë i zgjuar, pra shejtan budalla.
Votimet pa opozitën nuk i interesojnë në fakt, në radhë të parë, Partisë Socialiste, pastaj edhe LSI, dhe në fund edhe Partisë Demokratike.