Si po ndryshon Turqia?

98

Disa të ftuar u zgjuan nga të shtënat, të tjerë nga zhurma e helikopterëve Black Hawks. Ishin orët e para të 16 korrikut 2016. Rreth dy duzina komandosh turq hynë në ambientet e hotelit luksoz Club Turban në resortin bregdetar të Marmaras, të armatosur me automatikë e granata. Ata po kërkonin një njeri – Recep Tayyp Erdogan. Presidenti gjendej me pushime në një vilë private të hotelit. Teksa ushtarët rebelë në Stamboll dhe Ankara bllokuan rrugët dhe bombarduan ndërtesat shtetërore, komandot ishin dërguar për të kapur presidentin. Duhet të ishte kulmi i grushtit të shtetit.
Duke hapur zjarr dhe hedhur granata, ata sulmuan hotelin, duke vrarë dy truproje.
Por ishin shumë vonë.
Erdogan u largua me helikopter. Sapo mbërriti në aeroportin Dalaman ai mori një avion privat për në Stamboll, me piloti i tij maskim që e fshehu identitetin, kështu që avioni i tij u shfaq në radar si një avion normal pasagjerësh civilë.
Pas orës 03.00 presidenti doli jashtë aeroportin Ataturk të Stambollit me thirrje drejtuar mbështetësve të tij.
Përpjekja për grusht shteti kishte dështuar – dhe Recep Tayyp Erdogan kishte dalë prej saj më i fortë se kurrë.
Për shumë, ajo natë shënoi rilindjen e Turqisë moderne. Në rrugë për Stamboll, Erdogan bëri një thirrje video me telefon në televizionin turk, duke u bërë thirrje njerëzve të dilnin nëpër rrugë dhe t’i rezistonin grushtit të shtetit.
Turqit iu bindën në masë dhe 265 persona u vranë.
Disa u shtrinë para tankeve të rebelëve për të bllokuar avancimin e tyre, të tjerë vrapuan mes plumbash në urën e Bosforit, duke tentuar të asgjësonin ata që organizuan grushtin e shtetit.
Në agim, grushti i shtetit kishte dështuar.
Për herë të parë që nga themelimi i Republikës së Turqisë në vitin 1923 populli arriti t’u dalë tankeve përpara. Gjatë dekadave 4 grushte shteti u realizuan me sukses – Erdogan bëri që i pesti të mos ndodhte.
Miliona vërshuan në mbrëmje në rrugë duke thirrur emrin e tij dhe duke kënduar këngën e fushatës së tij.
Erdogan që po humbte kontrollin mbi vendin e tij u bë i paprekshëm.
Por për njeriun më të fuqishëm të Turqisë që nga koha e atit themelues, Mustafa Qemal Ataturk, kjo nuk ishte e mjaftueshme. Pas 11 vjetësh si kryeministër, Erdogan u zgjodh president në vitin 2014.
Posti ka qenë tradicionalisht ceremonial, por Erdogan kishte plane të tjera.
Figura dominante e politikës turke kishte ëndërruar prej kohësh të fuqizonte pushtetin e tij nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, duke e kthyer Turqinë nga një republikë paralamentare në presidenciale, duke shkrirë postin e kryeministrit dhe duke konsoliduar qëndrimin e tij në krye të vendit.
Vendimi është bërë, në fakt, një referendum mbi Erdoganin dhe Turqinë që ai ka ndërtuar sipas imazhit të tij – të ashpër, nacionaliste, konservatore dhe të mbushur me probleme.
Ky cep i qetë i rajonit u bë shënjestër e sulmeve terroriste – rritja e shpejtë ekonomike e dikurshme, ndaloi.
Dhjetëra gazetarë janë në burg. Tre milionë refugjatë, më së shumti sirianë, kanë hyrë në vend.
Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar apo shkarkuar pas dështimit të grushtit të shtetit. Shpresat për anëtarësimin në BE po avullojnë. Dhe Turqia është ndoshta politikisht më e polarizuar se kurrë.
Por në të njëjtën kohë Turqia është shndërruar në një prej 20 ekonomive më të fuqishme të botës.
Shtresa e mesme është zgjeruar jashtëzakonisht. Miliona turq të varfër janë fuqizuar ekonomikisht nën lidershipin e Erdogan.
Shkollat, spitalet, rrugët dhe projektet gjigante në infrastrukturë kanë ndryshuar jetën e përditshme. Turqit e devotshëm, që janë ndjerë për shumë kohë të përjashtuar nga një elitë sekulariste e vjetër, janë fuqizuar. Dhe Turqia e ka çliruar veten nga kthetrat e dikurshme të ushtrisë omnipotente.
Dhe tani vendi po vendos për të ardhmen e tij.

Gulen
“Lëvizja Gulen (Gylen) është përkufizimi i përsorur i një kulti”, thotë Said Alpsoy, i cili qëndron i ulur në studion e tij i rrethuar nga libra mbi islamin.
Si një kërkues konservativ ai i ka shpenzuar 17 vitet e tij si ndjekës i Fethullah Gulen, klerikut islamik, të cilin qeveria e akuzon si orkestrues të grushtit të dështuar të shtetit.
Fethullah Gulen ka ndërtuar një rrjet ndjekësish prej 1960, kryesisht përmes shkollave dhe universiteteve që ai ka ndërtuar në Turqi dhe në mbarë botën.
Grupi e prezanton veten si një “lëvizje e frymëzuar nga bestytnia, jo politike, kulturore dhe edukuese, me respekt për ‘simpatinë, dhembshurinë dhe altruizmin’” përmes projekteve nga shkollat private tek programet kundër varfërisë.
Por ndjekësit e tij përfunduan në pozicione kyçe në mbarë Turqinë, në sektorin publik dhe privat, të udhëhequr nga Gulen, i cili vendosi të jetonte në SHBA.
“Lëvisja s’ka thënë asnjëherë ‘le të marrim përsipër shtetin’”, thotë Said Alpsoy.
“Në vend të kësaj ajo do të thoshte: ‘shteti është marrë nga armiqtë e fesë – le t’i heqim qafe këta pushtues dhe t’ua japim atë pronarëve të vërtetë – myslimanëve të guximshëm të Anadollit’”.
Për shumë vite Gulen ka qenë një aleat i Erdogan, duke e ndihmuar atë që të pastrojë ushtrinë nga sekularistët. Por kur skandali i korrupsionit mbi kryeministrin shpërtheu në vitin 2013, Erdogan akuzoi të ashtuquajturit “gylenistë” se i kishin përgjuar telefonat. Gyleni u shndërrua në armikun numër një, i akuzuar për drejtimin e një shteti paralel.
Në vitin 2016 pasi e akuzoi për puçin e shtetit Erdogan kërkoi ekstradimin e tij.
Qeveri të huaja kanë ngritur dyshime – agjencitë e inteligjencës në BE dhe Gjermani thonë se nuk besojnë që Gylen e urdhëroi grushtin e shtetit.
Komiteti i Çështjeve të Jashtme në Britaninë e Madhe gjeti se disa ndjekës të Gylenit ishin përfshirë, por jo e gjithë lëvizja. Turqia i kërkon vazhdimisht Uashingtonit ta ekstradojë.

Ndryshimet kushtetuese në Turqi

– Hiqet posti i kryeministrit, krijohet vendi i zëvendëspresidentit.
– Presidenti bëhet kryetari i qeverisë dhe shtetit dhe mund të mbajë lidhje politike me partinë.
– Presidentit i jepen kompetenca të mëdha, me aftësinë për të nxjerrë dekrete dhe për të shkarkuar Parlamentin.
– Parlamenti nuk do të jetë më në gjendje që të shqyrtojë ministrat.
– Parlamentit i jepen fuqi të limituara për të hetuar apo shkarkuar presidentin.

Nën sulm
Për Erdogan kohët ekstreme justifikojnë masat ekstreme. “Nuk ka ndryshim mes një terroristi që mban një armë dhe atyre që përdorin lapsat dhe pozitat që u shërbejnë qëllimeve të tyre”, deklaroi ai pas sulmit më të rëndë terrorist në Turqi që shkaktoi 103 viktima, në një stacion treni në Ankara në tetor 2015. Ai paralajmëroi rënien e tij – dhe ardhjen e dhjetëra sulmeve të tjera. Afro 30 sulme terroriste në dy vitet e fundit kanë vrarë rreth 500 njerëz. Militantët kurdë kanë qenë pas disave prej tyre – shumica kundër policëve dhe ushtarëve – ndërsa ISIS goditi zona publike, përfshirë aeroportin Ataturk në Stamboll dhe klubin Reina në vigjilje të vitit të ri. Turqia ndihej në ankth, duke pritur sulmin e radhës – siguria është çështja kryesore edhe për ata që votuan sot.

Ekonomia
Pas rënies së 2011 që solli inflacionin kronik dhe lira turke arriti në 1.5 milionë kundrejt një dollari, Erdogan ndërtoi një reputacion për kompetencën ekonomike. Rritja ekonomike arriti në 10% në vitin 2011 dhe Turqia u cilësuar si Tigri i Ri, ekonomia me rritjen më të shpejtë në grupin e 20 vendeve më të industrializuara. Por sulmet terroriste dhe trazirat politike e kanë çuar ekonominë në rënie për herë të parë prej vitit 2009. Papunësia është mbi 12%. Lira turke ka humbur ¼ e vlerës së saj kundrejt dollarit prej mesit të vitit 2016.

Ana tjetër e Turqisë
Parku Gezi në Stamboll është një ndër hapësirat e rralla të gjelbërta në mes të një qyteti që i kanë zënë frymën me beton. I shtrirë pranë sheshit Taksim, ikona e Stambollit, është një parajsë pemësh dhe bari mes zhurmës dhe borive të makinave.
Gezi nuk ka marrë çmim ndonjëherë – por rëndësia e tij u transformua në vitin 2013. Teksa qeveria njoftoi se aty do të ngrihej një qendër tregtare, ai u shndërrua në simbolin e një tjetë pike kthese të lidershipit të Erdogan.
Një grup i vogël ambientalistësh u vendosën në park dhe e kundështuan. Në të aguar të 28 majit, policia ndërhyri duke u djegur tendat dhe duke përdorur gazin lotsjellës.
Ishte shkëndija që ndezi protestat më të mëdha në rrugë, në historinë e Turqisë moderne.
Erdogan, që ishte shfaqur si një reformator pro europian në vitet e tij të para, po tregonte anën e tij autoritare që po merrte krah.
Konservatorizmi po rritej – u shpallën kufizime në shitjen e alkoolit dhe u ndaluan abortet. Erdogan u kërkoi grave që të kenë më shumë fëmijë.
Puna nisi për xhaminë më të madhe të Turqisë, pavarësisht ankesave që ajo po ndërtohej në zona pyjore të mbrojtura dhe do të dominonte horizontin e Stambollit.
Ndërkohë që disa anëtarë të qeverisë provuan një qasje më pajtuese ndaj protestuesve, Erdogan reagoi në formë të ashpër, duke i akuzuar ata për “konsum të alkoolit në xhami” diçka që imami i xhamisë e mohoi.
Polarizimi u thellua teksa Erdogan u përfshi në skandalin e përgjimeve telefonike në fund të vitit 2013 që u duk se e implikoi atë dhe rrethin e tij në një aferë korruptive, të cilën ai e mohoi.
Ai ushqeu mentalitetin e vjetër otoman të Turqisë nën rrethim nga armiqtë e saj, duke e ilustruar me thënien e vjetër “i vetmi mik i një turku është një turk”.
Kishte çdo javë teori konspirative teksa kryeministri po afronte besnikët dhe po dëbonte apo anashkalonte anëtarët e partisë së tij që guxuan të mospajtohen me të.
Liria e shprehjes u kufizua rëndë. Progresi i viteve të para të Erdoganit ra, ndërsa kritikë, gazetarë, shkrimtarë e artistë u njollosën si tradhtarë. Turqia iu kthye rekordeve si vendi me më shumë gazetarë të dënuar.

“BBC News”