Rama ik, tashmë je një kufomë politike

74

Nga Azgan HAKLAJ

Drama politike e Edi Ramës tashmë ka hyrë në aktin e fundit të saj. Me antimitingun e organizuar në ditën e 55 të protestës së opozitës dëshmoi publikisht dhe para faktorit ndërkombëtar, se çfarë mund të bëjnë despotët për të mbajtur pushtetin. Me përpjekjen për të përtërirë një ujdi të re politike me Metën dhe LSI-në në prag të Pashkëve, ai demonstroi se së bashku me ortakun e tij të krimit dhe korrupsionit është i gatshëm të bëjë krejtësisht të kundërtën e rrugtimit të popullit hebre në ditën e shenjtë të Pashkëve. Moisiu 3000 vjet më parë e nxori popullin e tij nga skllavëria dhe tirania e faraonit dhe i priu drejt tokës së premtuar. Binomi Rama-Meta ju bëjnë thirrje shqiptarëve të lirë t’i ndjekin me bindje e përulje për t’i skllavëruar edhe katër vjet të tjerë si punëtorë me mëditje në plantacionet e tyre të drogës dhe kullën e Babelit që po ngrenë së fundmi në ortakëri dhe për interes të mafies ndërkombëtare të pastrimit të parave të familjeve të tyre dhe dishepullit të Sorosit Erion Velija. Katër vjet më parë, Rama ju drejtua opozitës: Ju po largoheni nga Parlamenti me protekstin se ne paskemi ushtruar dhunë? S’keni parë asgjë akoma! Ashtu si Kasandra e Trojës së lashtë, ai paralajmëroi katastrofën që do t’i shkaktonte Shqipërisë. Opozita dhe shqiptarët kanë parë vërtet shumë në këto katër vjet të qeverisjes tuaj. Ata nuk do ta harrojnë kurrë atë që i bëtë Shqipërisë, duke e kthyer në vendin kryesor të Evropës që eksporton në perëndimin që duam të shkojmë vetëm drogë e refugjatë, duke u renditur të dytët pas Sirisë së diktatorit Asad. Ju e keni shpallur opozitën armike, pikërisht për faktin se ajo është pengesa e pakapërcyeshme në rrugën tuaj për ta kthyer Shqipërinë në vitin e largët dhe të mbrapshtë ’45, ku diktatori Hoxha i dërgonte njerëzit nën forcën e bajonetave në qendrat e votimit. Hoxha ashtu si ju, pasi kishte bërë një propagandë shurdhuese, duke e cilësuar vetëm organizatën e frontit si patriote e progresiste dhe kundërshtarët e saj nacionalistë e antikomunistë si heretikë dhe armiq të Shqipërisë, ju la votuesve vetëm një alternativë: Të hidhnin kokrrën në kutinë teneqe të Frontit ose të përfundonin në burg dhe familjet e tyre të internoheshin. Endrra juaj për pushkatimin politik të opozitës dhe eliminimin e kreut të saj zoti Basha nuk do të ndodhë kurrë zoti Rama. Diktatori Hoxha megjithëse ishte despoti më i madh i Evropës nuk guxoi të hynte në zgjedhje pa opozitën. Kurse ju sot jo vetëm e ndërmorrët një hap të tillë fatal, por përpiqeni të emëroni opozitën fasadë. Ne jubileun e 100-vjetorit të revolucionit bolshevik, i cili në 70 vjet shkaktoi 100 milion viktima guxoni të riktheni znj së zezë të diktatorit vilën ku ka jetuar dhe sunduar Drakula shqiptar Enver Hoxha. Ai ka pushkatuar deputetët e opozitës, ka pushkatuar 5700 burra dhe gra të këtij vendi, ka burgosur, internuar dhe skllavëruar nëpër gulagët e ndërtuar në të katër anët e vendit një të katërtën e popullsisë. Ne “koalicionin” tuaj, me të cilin ju ëndërroni të qeverisni edhe një mandat të dytë, keni jo rastësisht katër parti komuniste. Etja juaj e shfrenuar për të kapur shtetin e për të kontrolluar të gjitha institucionet e tij na kujton parullën e Leninit dhe të Trockit: Të gjithë pushtetin sovjetëve. Ju jeni në një mëdyshje të madhe. I urryer dhe i papranuar nga shqiptarët që u shkaktuat kaq dhimbje e fatkeqësi, i çoroditur në politikën e jashtme jeni krejtësisht i papranueshëm për Evropën Perëndimore dhe nuk mund të ndërtoni një shtet sipas modelit të saj. Ju ëndërroni të ndërtoni republikën e sovjetëve apo Rraihun e tretë sipas modelit Nacional-socialist-Hitlerian. Kjo ëndërr e çmendur është varrosur njëherë e përgjithmonë me shpërbërjen e Perandorisë së kuqe dhe shembjen e murit të Berlinit. Shkoni drejt zgjidhjes tuaj sëbashku me Metën, me aleatët tuaj komunistë dhe me ata që ju frymëzojnë për të futur ashtu si Odiseu me kalin e Trojës aventurier të të gjitha llojeve se, mbase do arrish të shkatërrosh shtëpinë e socialistëve, por edhe për këtë veprim kriminal do të mbani përgjegjësi historike. Ju mand ta shkatërroni partinë në të cilën hytë nga dritarja, por kurrë Partinë Demokratike, opozitën rreth saj dhe shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë. Jubileu i 100- vjetorit të revolucionit të zi të Tetorit në vigjilje të të cilit ju rehabilitoni simbolet e diktaturës dhe bijtë e tyre e bën të shenjtë dhe madhështor kauzën e opozitës dhe betejën e saj të gjatë dhe të vendosur për t’i kthyer pushtetin atij që i takon: Popullit sovran dhe të lirë, për të zgjedhur me vullnetin e tij, me votë të lirë dhe të ndershme parlamentin dhe qeverinë, e cila do të jetë shërbëtorja e tyre. Me Republikën e Re që po lind nga tenda e lirisë ju vërtet nuk do të jeni më sundimtarë, por një qytetar krejt i lirë dhe jam i bindur se kështu do të ndiheni më mirë, duke lënë pas si një ëndërr të keqe kohën, kur ju e qeverisët vendin tuaj në një mënyrë të papërgjegjshme si askush tjetër në historinë e shtetit shqiptar. Ju e takuat senatorin amerikan Mekein dhe u shprehët se kaluat dy orë të paharrueshme. Vetëm ju mund ta dini si jeni ndier përballë atij burri të shquar, kombi i të cilit ka patur në krye të vendit korifej të tillë si Washingtonin, Xhafersonin, Franklinin, Abraham Linkolnin, Xhon Kenedin dhe Reganin. Nuk e di nëse i kërkuat ndjesë për fyerjet ndaj presidentit Tramp, fitorën e të cilit e cilësuat fatkeqësi për njerëzimin. Nëse ne, opozita e bashkuar dhe populli shqiptar nuk do ju themi troç atë shprehjen e famshme shqiptare, ndalu beg se ka hendek, nuk është fare çudi që ju pas një viti ashtu si miqtë tuaj Vuçiç dhe Erdogan ta çonit prapë Shqipërinë në kthetrat e përgjakura të lindjes ku ajo vuajti për 6 shekuj. Ne jemi këtu për të thënë solemnisht dorëzohu pa kushte ashtu siç i thanë liderët e botës së lirë Hitlerit, Sadamit dhe Millosheviçit. Rama ik. Tashmë jeni kthyer në një kufomë politike. Bastija juaj e krimit ka renë. Rajshtagu juaj (Parlamenti i krimit) po bie qeverinë teknike, me bazë të gjerë politike me mandat kushtetues për të garantuar votën e lirië nuk e shmang dot. Republika e Re po lind.