Parisi nën sulm terrorist

96

Policia e Parisit thotë se një person i armatosur vrau të enjten mbrëma një oficer policie dhe plagosi një tjetër para se të vritej vetë në bulevardin Champs-Elysees.
Zëdhënësja e policisë së Parisit Johanna Primevert i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se sulmuesi kishte në shënjestër policinë që ruante zonën pranë stacionit të metrosë Franklin Roosevelt.
Ngjarja vjen tre ditë përpara raundit të parë të votimit në zgjedhjet presidenciale të Francës. Siguria është e lartë para votimit pas njoftimeve të policisë se kishte arrestuar dy persona të martën në një sulm terrorist që ata thanë se nuk ia arriti qëllimit.
Incidenti u kujton parizianëve dy sulme të kohëve të fundit ndaj ushtarëve që siguronin disa objekte të njohura të kryeqytetit francez, një në muzeun e Luvrit në muajin shkurt dhe një tjetër në aeroportin Orly muajin e kaluar.
Një stacion televiziv francez që po mbulonte një diskutim mes 11 kandidatëve që konkurrojnë për president ndërpreu përkohësisht transmetimin për të njoftuar rreth ngjarjes.
Asnjëri nga kandidatët nuk bëri komente aty për aty.

Hollande në alarm

Presidenti francez Francois Hollande ka thirrur një takim urgjent pas të shtënave me armë sonte që lanë të vdekur dy oficerë policie. Ngjarja thuhet se është sulm terrorist. Sipas deshmitarëve, një person që doli nga një makine qëlloi me armë kallashnikov në Champs Elysees, në qendër të Parisit.
Mediat shkruajnë se autori është neutralizuar. Përplasja me armë ka qenë e fortë. Mësohet se policia po ndjek një tjetër bashkëpunëtor që dyshohet se është fshehur në një garazh makinash aty pranë. Zona është evakuuar dhe helikopterë po fluturojnë në zonë.
Policia lokale thotë se autori ishte i armatosur me kallashnikov. Përplasja me armë ka qenë e fortë. Mësohet se policia po ndjek një tjetër bashkëpunëtor që dyshohet se është fshehur në një garazh makinash aty pranë. Zona është evakuuar. Helikopterë po fluturojnë në zonë. Operacioni i policisë vijon.